Është arrestuar në Fier Sokrat Vata, autori i vrasjes së 20-vjeçarit francez Miguel Mendes mëngjesin e sotëm në Ksamil. Siç raporton korrespondentja e Top Channel Entjola Budo, ai u arrestua në Fier, aty ku ishte fshehur në bagazhin e një makine e cila drejtohej nga një vajzë dhe pasagjer ishte edhe një person tjetër.
Autori i dënuar në Angli në vitin 2024 për trafik droge e kishte goditur 20-vjeçari disa herë me thikë në shpinë dhe në kraharor dhe vdekja e tij ka qenë e menjëhershme. Detaje nga vrasja në Ksamil/ 20-vjeçari francez u godit disa herë me thikë, shkak dyshohet të jetë bërë një vajzë. Autori ishte roje plazhi
Aktualitet 20-vjeçari francez ndodhej në Ksamil së bashku me një grup francezësh të ardhur për turizëm në Ksamil. Ndërsa autori, 29-vjeçari Sokrat Vata, ishte i punësuar si roje plazhi te hoteli përkatës.
Sokrat Vata u arrestua në Angli pasi u përfshi në dy raste të ndjekjes nga policia, të lidhura me trafikimin e kokainës dhe drejtimin e rrezikshëm të automjeteve. Vrau 20-vjeçarin në Ksamil dhe u arratis nga vendngjarja, kush është Sokrat Vata, i dënuar në Angli për trafik droge
Aktualitet Në 30 prill, policia në Kembrixh e pikasën duke drejtuar një makinë tip Toyota të vjedhur. Vata tentoi të largohej, por pasagjeri zbriti nga makina dhe ai vijoi arratinë në këmbë. Gjatë ndjekjes, hodhi një pako kokainë në shkurre, por u kap nga policia. Me vete iu gjetën edhe 560 paund, ndërsa rezultoi pozitiv në testin për drejtim automjeti nën efektin e drogës.
Ndërkohë, në një rast tjetër në Kent, më 13 prill, Vata nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe përplasi një automjet me targa të klonuara. Në makinë u gjetën qese me kokainë dhe targa. Vrasje me thikë në Ksamil, gjendet i pajetë 20-vjeçari francez, autori arratiset nga vendngjarja
Aktualitet Vata u arrestua më pas dhe përfi përpara Gjykatës së Kurorës së Kembrixhit, ku pranoi akuzat për posedim të drogës së klasit A me qëllim furnizimin, drejtim të rrezikshëm të automjetit, posedim kanabisi dhe drejtim nën efektin e drogës. Ai u dënua me pesë vite burg. Top Channel

