Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Vrau me çifte bashkëshorten/ 55-vjeçarja ndërroi jetë në vend, pamjet nga skena e krimit në Shkodër


Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi krimi tronditës sot në Shkodër, ku një 62-vjeçar ka vrarë më armë gjahu bashkëshorten e tij.

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi krimi tronditës sot në Shkodër, ku një 62-vjeçar ka vrarë më armë gjahu bashkëshorten e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 në unazën lindore të qytetit verior. BalkanWeb mëson se Shtjefën Ziçi ka qëlluar me çifte bashkëshorten e tij shtetasen Bardhe Ziçi, 55 vjeçe, duke e lënë të vdekur në vend. Siç shihet nga pamjet, ambulanca ndodhet në vendin e krimit, po ashtu dhe policia. Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në lagjen “Mark Lula”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Sh. Z., 62 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, bashkëshorten e tij, shtetasen B. Z., rreth 55 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë kapur autorin e dyshuar, shtetasin Sh. Z., i cili u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Shkoder vrasje