Lajme Zone
Vrau ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng ish të fejuarën, flasin prindërit e Refit Buzit: Ishin 9 vite të fejuar! Djali i dërgonte para, 180 mijë paund…
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Vrau ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng ish të fejuarën, flasin prindërit e Refit Buzit: Ishin 9 vite të fejuar! Djali i dërgonte para, 180 mijë paund…

Prindërit e Refit Buzit, autorit të ngjarjes së rëndë në Fier, kanë folur për marrëdhënien e djalit të tyre me ish-të fejuarën Rozalindën dhe konfliktet që, sipas tyre, çuan në përplasjen mes familjeve.

Prindërit e Refit Buzit, autorit të ngjarjes së rëndë në Fier, kanë folur për marrëdhënien e djalit të tyre me ish-të fejuarën Rozalindën dhe konfliktet që, sipas tyre, çuan në përplasjen mes familjeve. Ata kanë deklaruar se çifti kishte qenë i fejuar për rreth 9 vite dhe se Refit Buzi i dërgonte para ish-të fejuarës gjatë kohës që punonte në Angli.

Nëna e Refit Buzit ka pretenduar se familjarët e Rozalindës i kishin marrë paratë që djali i saj dërgonte dhe nuk ia kishin dhënë më vajzës. “Djali ia dërgonte paratë Rozalindës”, kanë deklaruar prindërit e tij, ndërsa kanë ngritur pretendime për një shumë të konsiderueshme parash.

Babai i Refit Buzit ka thënë se në konflikt është përmendur edhe një shumë prej rreth 180 mijë paundësh, për të cilën pretendon se djali i tij kishte punuar në Angli. “Po bënte 3 vite që ishte kthyer në Shqipëri. Se është marrë dhe me mua nëpër spitale. Ishte mbrëmë në shtëpi. U ngrit herët në mëngjes, mori dhe çiften pas dere. Nuk e pamë. E ka marrë që në darkë i bie. Kur erdhi policia këtu, na kërkoi çiften, e pamë nuk ishte. Ai ishte në hall të madh. I kemi rënë disa herë në telefon djalin, dhe nuk e ka hapur. A ka vdekur kush nga ata? Nuk dimë çfarë t’i themi më. Edhe po të kisha vdekur tani, nuk kam ça them me. Nuk e mendoja kurrë tërë jetën. Po shkoj 82 vjeç dhe nuk e kisha menduar kurrë. Ajo vajza thoshte që unë dua, por s’më do babai me nënën. I kam thënë djalit; këto të ardhura i ndani në gjysmë, por prindërit e saj nuk kanë pranuar”, ka deklaruar babai i autorit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb