Lajme Zone
Vrau gruan se ndihmonte vajzën/ Detaje nga krimi brenda familjes në Tiranë, Hysni Patushi qëlloi bashkëshorten se kujdesej për 4 nipërit
KulturëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Vrau gruan se ndihmonte vajzën/ Detaje nga krimi brenda familjes në Tiranë, Hysni Patushi qëlloi bashkëshorten se kujdesej për 4 nipërit

Kjo është 58-vjeçarja Lumturi Patushi. Jeta e saj u ndërpre në mes pasi u godit me thikë në zemër nga bashkëshorti i saj i dehur.

Kjo është 58-vjeçarja Lumturi Patushi. Jeta e saj u ndërpre në mes pasi u godit me thikë në zemër nga bashkëshorti i saj i dehur. Konflikti mes tyre lindi prej mungesës që Lumturia bënte në shtëpi. Ajo shpenzonte më shumë kohë në shtëpinë e të bijës, në apartamentin ku ndodhi krimi, për t’u kujdesur për 4 fëmijët e saj të mitur. Por kjo nuk pranohej nga 69-vjeçari Hysni Patushi, i cili u nis me thikë në dorë nga shtëpia e tyre në “Don Bosko” për të shtëpia e vajzës tek “Rruga Ranorama” ku kreu krimin e rëndë në sy të nipërve.

Kjo nuk ishte hera e parë që ai ngrinte dorë mbi bashkëshorten. Edhe në 2017 ai ishte vënë në pranga pasi kishte dhunuar Lumturinë, nënën e 7 fëmijëve të tij.

Pas vrasjes Hysni Patushi hodhi thikën jashtë pallatit dhe u largua drejt Kamzës, ku takoi një të afërmin e tij. I shtyrë prej tij ai u vetëdorëzua në polici ku dhe rrëfeu krimin e kryer duke ia hedhur fajin alkoolit për përshkallëzimin e konfliktit. Ndërsa armë e krimit, falë kamerave të sigurisë në zonë u gjet dhe u sekuestrua. Top Channel