Lajme Zone
Vrau çiftin e moshuar në Dropull dy vite më parë, 30 vite burg për autorin Thoma Mastora
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Vrau çiftin e moshuar në Dropull dy vite më parë, 30 vite burg për autorin Thoma Mastora

Sipas vendimit, Mastorës i zbritet periudha e paraburgimit (2 vite) dhe pjesën e mbetur do ta vuajë në një burg të sigurisë së lartë. Fishekët e sekuestruar në banesën e tij do t’i kalojnë shtetit, ndërsa paratë nga shtëpia e viktimave u kthehen trashëgimtarëve.

30 vite burg ka vendosur Gjykata e Gjirokastrës për Thoma Mastorën, 72-vjeçarin i cili vrau Kosta e Kleoniqi Ilian në maj 2024 në Dropull. Dënimi i shpallur përkon edhe me pretencën e prokurorisë. Sipas vendimit, Mastorës i zbritet periudha e paraburgimit (2 vite) dhe pjesën e mbetur do ta vuajë në një burg të sigurisë së lartë. LEXO edhe...Po transportonin 4 emigrantë të paligjshëm kundrejt parave, arrestohen në Gjirokastër 2 të rinj nga Bulqiza! S'ju bindën urdhrit të Policisë për të ndaluar (VIDEO) Fishekët e sekuestruar në banesën e tij do t’i kalojnë shtetit, ndërsa paratë (5 milionë lekë) që u gjetën në shtëpinë e viktimave, u kthehen trashëgimtarëve. Vrasja e të moshuarve 80 dhe 84 vjeç, ndodhi për shkak të një konflikti të çastit që përshkallëzoi deri në përdorimin e sendeve të forta. Pas vrasjes, Mastora u largua nga banesa e viktimave. Hetimet zbuluan se 72-vjeçari është trajtuar 3 herë në spitalin psikiatrik në Vlorës. Ai është nga Portëza e Fierit dhe i martuar në fshatin Bodrishtë në maj të vitit 1989. Me fillimin e ndryshimeve politike Thomai shkoi në Greqi së bashku me gruan, ku mori edhe mbiemrin e saj. Gjithashtu ndryshoi edhe emrin, të cilin më parë e kishte pasur Petrit. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J/ReportTv.al Gjirokaster Thoma Mastora Kleoniqi lIia Kosta Ilia dropull Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 55.4% Veliajn 24.2% Asnjërin 20.4% Vota total: 475 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?