Lajme Zone
Vrau 20-vjeçarin me pushkë, zbardhet dëshmia e autorit: Më ngacmoi të dashurën! Konflikte edhe se kush ishte ‘më i forti’ i lagjes
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Vrau 20-vjeçarin me pushkë, zbardhet dëshmia e autorit: Më ngacmoi të dashurën! Konflikte edhe se kush ishte ‘më i forti’ i lagjes

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për vrasjen e 21-vjeçarit Johan Zuko në Korçë. Autori Kristjan Sterjo, i cili u kap pas rreth 6 orësh arrati, ka dhënë dëshminë e tij përpara grupit hetimor lidhur me motivin e ngjarjes së rëndë. Sipas dëshmisë së tij, konflikti mes dy të rinjve lidhej me disa episode të mëparshme, ndërsa një nga shkaqet që dyshohet se ka çuar në përshkallëzimin e situatës ka qe

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për vrasjen e 21-vjeçarit Johan Zuko në Korçë. Autori Kristjan Sterjo, i cili u kap pas rreth 6 orësh arrati, ka dhënë dëshminë e tij përpara grupit hetimor lidhur me motivin e ngjarjes së rëndë. Sipas dëshmisë së tij, konflikti mes dy të rinjve lidhej me disa episode të mëparshme, ndërsa një nga shkaqet që dyshohet se ka çuar në përshkallëzimin e situatës ka qenë ngacmimi i të dashurës së autorit të dyshuar. Por, krahas këtij konflikti, hetuesit po marrin në konsideratë edhe përplasjet e mëparshme mes dy të rinjve, të cilët dyshohet se kishin pasur debate për shkak të pretendimeve se kush ishte “më i forti” i lagjes. Sipas të dhënave të deritanishme nga hetimi, autori i dyshuar dhe viktima ishin konfliktuar verbalisht disa ditë përpara ngjarjes. Dyshohet se të dy palët kishin pasur përplasje dhe ngacmime ndaj njëri-tjetrit, duke bërë që marrëdhënia mes tyre të përshkallëzohej. LEXO edhe...Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë/ Profili i autorit Kristjan Sterjo: I arrestuar më parë për plagosje me thikë, foto me armë e kanabis! Çaktivizoi rrjetet sociale gjatë arratisë Situata më pas do të merrte një tjetër përmasë. Sipas dëshmisë së autorit, ditën e ngjarjes ai ka marrë armën dhe ka shkuar në ndjekje të 21-vjeçarit, ndërsa e ka qëlluar me një plumb pas shpine, që rezultoi fatal për jetën e Johan Zukos. Konflikti, i cili dyshohet se kishte nisur për motive të dobëta, duke filluar nga pretendimet se kush konsiderohej “i forti” i lagjes, më pas është shoqëruar me ngacmime, sharje dhe përplasje të vazhdueshme mes dy të rinjve. Përplasja përfi tragjikisht me vrasjen e 21-vjeçarit Johan Zuko, ndërsa Kristjan Sterjo u largua nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua rreth 6 orë më vonë nga forcat e policisë në afërsi të banesës së tij. Sterjo fshihej në një zonë në afërsi të varrezave të qytetit, por është larguar prej aty për tu afruar drejt banesës. Ka qenë ky moment që policia e ka pikasur dhe është ndërhyrë menjëherë për kapjen e tij. Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur të plotë dinamikën e ngjarjes, ndërsa dëshmia e autorit të dyshuar dhe provat e mbledhura pritet të ndihmojnë në përcaktimin e rrethanave dhe motivit të saktë që çoi në krimin e rëndë. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Lajmi në përditësim.... SI.E./ReportTv.al Kristjan Sterjo Johan Zuko Korce Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.2% Jo 61.1% Nuk e di 4.7% Vota total: 3950 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?