Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të diele në Sarandë. Korrespondentja e Top Channel, Entjola Budo, raporton se një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri, ndërsa mësohet se është plagosur dhe një kalimtar. Viktimë ka mbetur 42-vjeçari Artan Myrtaj.
Autorë dyshohen të jenë dy persona të cilët kanë qenë me skafandër dhe motor. Ngjarja ka ndodhur tek ish-agjencia e vjetër e qytetit të Sarandës. Top Channel

