Viktima Selami Hasani dhe pamje nga vendi i ngjarjes Selami Hasani është vrarë me armë zjarri në qytetin e Fierit. Një vrasje me armë zjarri është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Fierit, ku ka humbur jetën Selami Hasani, i njohur ndryshe si 'Sel Çami'. I plagosur ka mbetur edhe nipi i tij.
Hasani dyshohet se kishte vrarë më herët një familjar të Arben Isufajt, i njohur ndryshe si Ben Qimja. Megjithatë, deri tani nuk ka të dhëna të konfirmuara që ta lidhin këtë ngjarje të mëparshme me vrasjen e sotme.
Selami Hasani ishte i dënuar me 25 vite burg dhe ishte liruar vetëm një javë me parë. Dyshohet se autorët kanë hyrë në banesën e tij dhe e kanë qëlluar me armë zjarri. Rrethanat e krimit mbeten të paqarta dhe nuk ka ende nuk ka informacion zyrtar nga policia.
Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami” dhe përplasja me 'Ben Qimen'
Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami” apo “Seli i Malit”, ishte një nga emrat e përfshirë në historinë e konflikteve të dhunshme që kanë shoqëruar qytetin e Fierit që prej fillimit të viteve '90. Ai u gjet i vrarë mëngjesin e sotëm në lagjen “1 Maji”, një zonë ku kishte pasur bazën e tij prej vitesh.
Hasani ishte dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Julian Isufajt, nipit të Arben Isufajt, i njohur si Ben Qimja. Krimi kishte ndodhur rreth 23 vite më parë dhe ishte një nga episodet e përplasjes së gjatë mes personave të lidhur me dy familjet.
Në fillim të viteve '90, Sel Çami njihej si një nga drejtuesit e grupeve të forta në Fier. Ai kishte lidhje të hershme shoqërore me Arben Isufajn, përpara se konfliktet mes njerëzve të afërt me ta të ktheheshin në përplasje të dhunshme.
Një nga episodet që shënoi përkeqësimin e marrëdhënieve ndodhi në vitin 1994, kur Arben Isufaj u përfshi në një konflikt me Pirro Koçiun dhe dy kushërinj me mbiemrin Yzeiri, të cilët njiheshin si njerëz të afërt të Sel Çamit.
Në konflikt ndërhyri edhe Enver Isufaj, babai i Arbenit, i cili u angazhua për të zgjidhur përplasjen. Por më vonë Enver Isufaj u vra në një bilardo pranë banesës së tij, në zonën e Sheqit.
Për këtë vrasje janë ngritur dyshime mbi përfshirjen e Pëllumb Yzeirajt dhe Vladimir Hasanit, vëllait të Sel Çamit. Këto pretendime janë përmendur në dëshminë e Bledar Kastratit, por nuk përbëjnë në vetvete provë të një përgjegjësie penale të konfirmuar.
Konfliktet mes personave të lidhur me këto familje vijuan edhe në vitet e mëvonshme. Selami Hasani u dënua për vrasjen e Julian Isufajt, një ngjarje që e vendosi përfundimisht në përplasje me familjen e Ben Qimes.
Lagjja “1 Maji” në Fier, e njohur edhe si “Mali i Çamëve”, ishte zona ku Hasani kishte mbështetjen dhe lidhjet e tij të hershme. Emri i tij është përmendur në raportimet mbi grupet dhe konfliktet që kanë vepruar në Fier gjatë tri dekadave të fundit.
Pas vuajtjes së një pjese të dënimit, Hasani ishte rikthyer në liri. Informacionet e fundit për vrasjen e tij tregojnë se kishte dalë nga burgu vetëm një javë përpara ngjarjes.
E kaluara e Hasanit dhe konflikti me familjen Isufaj janë pjesë e historisë së tij, por deri tani nuk ka prova të konfirmuara që vrasja e 23 nëntorit të ketë lidhje me këto përplasje. Autorët dhe motivi i krimit mbeten ende të paidentifikuar.\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\'sel Çami\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\' vrasje ne fier Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Tentativë vrasjeje në Pogradec, 55-vjeçari godet me thikë 39-vjeçarin pas një konflikti 23 Nëntor 2026, 09:1909:19Kronike Kokainë, hashash dhe mijëra euro të fshehura në shtëpi, arrestohet shqiptari në Bolzano 23 Nëntor 2026, 08:5108:51Kronike Aksident tragjik në Itali, shqiptarja humb jetën rrugës për në ditëlindje; plagosen 3 të mitur 22 Nëntor 2026, 22:0522:05Kronike “Ini i çones”, mes të shkuarës dhe misterit 22 Nëntor 2026, 21:5121:51Kronike Zbardhen detaje nga plagosja në Korçë, 30-vjeçari: Më sulmuan disa persona! 22 Nëntor 2026, 20:0220:02Kronike “Fantazmat e krimit”, 15 gratë më të kërkuara nga drejtësia shqiptare 22 Nëntor 2026, 20:0020:00Kronike

