Lajme Zone
Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë! Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin para krimit
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë! Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin para krimit

Xhelozia është pista kryesore ku janë përqendruar hetimet e Policisë së Shkodrës për vrasjen e 55-vjeçares Bardhe Ziçi, e cila u ekzekutua me armë gjahu nga bashkëshorti i saj, Shtjefën Ziçi. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentet para krimit. Sipas hetimeve, 64-vjeçari i ka kërkuar bashkëshortes telefonin celular, çka ka sjellë një debat mes tyre. Pa

Xhelozia është pista kryesore ku janë përqendruar hetimet e Policisë së Shkodrës për vrasjen e 55-vjeçares Bardhe Ziçi, e cila u ekzekutua me armë gjahu nga bashkëshorti i saj, Shtjefën Ziçi. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentet para krimit. Sipas hetimeve, 64-vjeçari i ka kërkuar bashkëshortes telefonin celular, çka ka sjellë një debat mes tyre. Pak çaste më vonë, ai është futur në banesë, ka marrë çiften që e posedonte me leje dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të gruas, duke i shkaktuar vdekjen në vend. Autori i dyshuar nuk është marrë ende në pyetje në mënyrë të plotë për shkak të gjendjes së tij psikologjike. LEXO edhe...Në kërkim për vrasje e plagosje nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 të rinjtë në Durrës! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT+VIDEO) Ndërkohë, mbrojtja e tij vijon të pretendojë se ngjarja ka qenë aksidentale. Sipas avokatëve, 64-vjeçari kishte marrë armën për ta pastruar dhe nuk ishte në dijeni se ajo ishte e mbushur me fishekë. Ata pretendojnë se arma ishte mbushur disa ditë më parë nga bashkëshortja, pa dijeninë e tij. Megjithatë, hetuesit nuk e mbështesin këtë version. Nisur nga provat e administruara deri më tani, përfshirë pamjet filmike dhe dëshmitë e mbledhura, policia vijon të hetojë xhelozinë si motivin kryesor të krimit. Burime nga hetimi bëjnë me dije se menjëherë pas arrestimit, i dyshuari ka shprehur se nuk ishte penduar për atë që kishte ndodhur. "Nuk kam bërë diçka të gabuar, gruan time vrava", citohet të ketë dëshmuar ai sipas mediave. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 9 korrikut, në unazën lindore të Shkodrës. Pas debatit në dyqanin ushqimor që administronin pranë banesës, 64-vjeçari mori armën e gjahut dhe qëlloi ndaj bashkëshortes në pragun e shtëpisë. Sipas hetimeve, 55-vjeçarja tentoi të largohej për t'i shpëtuar sulmit, por nuk arriti t'u mbijetojë plagëve të marra. Çifti ishin prindër të dy fëmijëve. Djali jeton në Kanada, ndërsa vajza shërben si oficere në repartin ushtarak të Vau Dejës. Të afërm dhe banorë të zonës i përshkruajnë si njerëz të qetë, pa konflikte të njohura më parë, ndërsa vrasja ka tronditur opinionin publik. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje vijojnë. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. Ora 18:55 U vra me armë gjahu nga bashkëshorti, del foto e viktimës! Nesër do të përcillet për në banesën e fundit Report Tv ka publikuar foton e Bardhe Ziçi, e cila u ekzekutua me armë gjahu nga bashkëshorti i saj Shtjefën Ziçi në Shkodër. Viktima do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme në orën 12:00. Shkak për krimin e rëndë, është bërë xhelozia. Shtjefën Ziçi, i kishte kërkuar gruas së tij celularin, e pas një debati ai ka hyrë brenda në banesë, ka marrë armën e gjahut dhe e ka qëlluar për vdekje në portën e shtëpisë. Share P.J/K.B/ReportTv.al shtjefen zici bardhe zici vrasje Shkoder Komento Komente Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë? Po 61.2% Jo 34.2% Disi 4.6% Vota total: 3217 Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?