Lajme Zone
Vrasja në Ksamil, tregoi se shteti, qeveria, policia, drejtësia dhe krimi janë bashkë në punë të zeza
PolitikëPamfleti

Vrasja në Ksamil, tregoi se shteti, qeveria, policia, drejtësia dhe krimi janë bashkë në punë të zeza

Vrasja e turistit portugez te kompleksi turistik "Principotes" në Ksamil, në aspektin publik, është cenim i imazhit për turizmin dhe paralajmërim pasigurie për pushuesit në Shqipëri.

Kompleksi 'Principotes' i trafikantit Bekim Bulica (i arrestuar për drogë e tentativë vrasjeje) u ndërtua në tokë të grabitur, pa leje, pa verifikim burimesh, dhe u regjistrua në emër të nënës 70-vjeçare me pension 10 mijë lekë. Policia, Bashkia, Kadastra, IKMT dhe Ministria e Turizmit i dhanë dritën jeshile. Policë të shtetit punonin si truproje në resort, ndërsa turisti portugez u vra në duart e një vrasësi të certifikuar nga shteti... Vrasja e turistit portugez te kompleksi turistik "Principotes" në Ksamil, në aspektin publik, është cenim i imazhit për turizmin dhe paralajmërim pasigurie për pushuesit në Shqipëri.

Por së pari, alarmues është fakti se kjo vrasje vërtetoi që shteti, qeveria, pushteti lokal, policia, drejtësia dhe eksponentët e krimit janë bërë bashkë me punë të zeza që zhvasin e denigrojnë shtetin dhe dëmtojnë qytetarët.

Shefat e institucioneve, duke përdorur zinxhirin e vartësve të afërt të tyre, kanë krijuar një shtet banditesk mbi shtetin kushtetues, me aleancë punësh të zeza, favore në shkelje të ligjit, përfitime reciproke dhe paprekshmëri të eksponentëve të botës së krimit.

Kompleksi "Principotes" në Ksamil është i Bekim Bulicës nga Hasi, eksponent i botës së krimit i arrestuar në Shqipëri dhe në Francë e ekstraduar në Shqipëri për tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje, trafik droge e pastrim të parave, por është lënë i lirë nga drejtësia.

Pasi u la i lirë, megjithëse me dosje kriminale, Bekim Bulica ndërtoi kompleksin në tokë të grabitur me dokumente false, pa leje ndërtimi, pa deklarim e verifikim të burimeve financiare, dhe e regjistroi në emër të nënës 70-vjeçare në Has me pension 10 mijë lekë në muaj.

Tokën e grabitur me letra false në Ksamil, Bekim Bulicës nga Hasi, ia regjistroi Kadastra, ndërtimin ia lejoi Bashkia Sarandë, IKMT, Policia e Shtetit, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ministria e Turizmit. Foto-bomba/ Endri Haxhiu, krahu i djathtë i ministrit të Turizmit Blendi Gonxhe, në tavolinë me Bekim Bulicën e “Principotes” ku u vra turisti portugez

19 Gusht, 11:49 Futjen e drogës, të personave të armatosur e në kërkim që relaksohen brenda kompleksit turistik "Principotes" në Ksamil, Bekim Bulicës ia ka lejuar policia dhe nuk e ka raportuar SHISH-i, ndërsa tatimet i kanë lejuar aktivitetin pa taksa e bilance qysh prej vitit 2022.

Rasti i përleshjes mes policëve në Sarandë dhe vrasjes në Ksamil tregoi se oficerë të Policisë së Shtetit, të burgjeve e policive bashkiake, që kanë detyrë të gjurmojnë, zbulojnë, denoncojnë e godasin krimin, paralelisht punojnë edhe si truproje sigurie në hotelet, PUB-et dhe resortet e kriminelëve, duke u krekosur me figurën dhe armët e shtetit në brez.

Agjencitë anti-mafie, policia e antikrimit ekonomik dhe inteligjenca financiare nuk verifikuan burimet financiare të investimit që bëri Bekim Bulica në këtë kompleks me vlerë miliona euro, ndërsa Ministria e Turizmit i ka dhënë falas plazhin publik për 30 vite.

Shefat e drejtësisë lokale e qendrore nuk e kanë prekur Bekim Bulicën dhe shumë të tillë si ai; Dajlan Avdian dhe trafikanti Andrea Çaushi me resort brenda Kalasë së Lëkurësit në Sarandë etj..

Rasti i vrasësit Sokrat Vata dëshmon se Policia e Shtetit certifikon trafikantë e vrasës për të punuar në policitë private që shërbejnë në resortet e kriminelëve; madje licencon polici private në emër të personave që janë punonjës të trafikantëve ndërtues kullash të dënuar me burg.

Të presim dhe të shohim nëse pas vrasjes së turistit portugez, qeveria dhe policia do t'i kërkojnë SPAK-ut hetimin e burimeve financiare të Bekim Bulicës, për ndërtimin e kompleksit "Principotes", dokumentat e pronësisë së tokës në Ksamil, të plazhit të zaptuar, mungesën e lejes së ndërtimit dhe punësimin e oficerëve të policisë në atë kompleks turistik./Pamfletivrasja në ksamil shteti qeveria policia drejtësia krimi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Blendi Gonxhe legalizon shkatërrimin e Kalasë së Lëkurësit: resorti i Dajlan Avdiajt me leje arkeologjike false 21 Gusht 2026, 14:1414:14Anti-Mafia A është Ceren Ismet Shehu lidhja për pastrimin e parave të Selmanllarit dhe Bekim Bulicës? 20 Gusht 2026, 16:4016:40Anti-Mafia Foto-bomba/ Endri Haxhiu, krahu i djathtë i ministrit të Turizmit Blendi Gonxhe, në tavolinë me Bekim Bulicën e “Principotes” ku u vra turisti portugez 19 Gusht 2026, 11:4611:46Anti-Mafia “Principote” e bandës Bulica: turizmi që Edi Rama i ofron BE-së; vrasje, pengmarrje dhe trafik droge 18 Gusht 2026, 13:2213:22Anti-Mafia Shqipëria drejt rihapjes së basteve online: Mundësi, pikëpyetje dhe kritika për transparencën 17 Gusht 2026, 16:5116:51Anti-Mafia Qeveria hungareze nis hetim zyrtar për 4iG, çfarë do të ndodhë me One Albania? 16 Gusht 2026, 14:4514:45Anti-Mafia