Lajme Zone
Vrasja në Fier/ Identifikohet viktima, plagoset rëndë nipi i tij
SportABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja në Fier/ Identifikohet viktima, plagoset rëndë nipi i tij

FIER- Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit, ku një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

FIER- Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit, ku një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40, në lagjen “1 Maji”, në oborrin e banesës së viktimës. Sipas njoftimit të Policisë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri Selami Hasani.

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur rëndë edhe nipi i tij, Jakup Hasani, i cili është transportuar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore. Pas krimit, autorët dyshohet se janë larguar nga vendngjarja. Policia është vënë në ndjekje të tyre, ndërsa në fshatin Dërmenas është konstatuar një automjet në flakë, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët për kryerjen e atentatit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Paraprakisht dyshohet se vrasja është kryer për motive hakmarrjeje./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet