Lajme Zone
Vrasja në Bulqizë, krim brenda familjes/ Policia zbardh ngjarjen, 61-vjeçari u vra nga gruaja dhe i biri
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja në Bulqizë, krim brenda familjes/ Policia zbardh ngjarjen, 61-vjeçari u vra nga gruaja dhe i biri

Ajo që u raportua një ditë më parë, 3 nëntor, si një vrasje nga një kafshë e egër, ari, rezultoi sipas hetimeve si një krim brenda familjes. Policia e Dibrës ka zbardhur këtë të mërkure, 4 nëntor, ngjarjen e ndodhur në Bulqizë, ku fillimisht u raportua se 61-vjeçari Urim Fiku ishte sulmuar nga një ari dhe për shkak të plagëve të marra kishte ndërruar jetë.

Por grupi hetimor nga këqyrja e trupit të viktimës, zbuloi se 61-vjeçari kishte një plagë të shkaktuar nga armë zjarri. Policia arrestoi gruan dhe djalin e Urim Fikut, si autorët e dyshuar të vrasjes. Sipas policisë dyshohet se nënë e bir në bashkëpunim me njëri-tjetrin ka qëlluar me armë zjarri dhe me mjete të forta prerëse 61-vjeçarin duke i shkaktuar vdekjen.

“Fillimisht, familjarët e shtetasit U. F. raportuan se ai kishte humbur jetën si pasojë e sulmit nga një kafshë e egër (ari), por nga hetimet e kryera dhe ekzaminimet mjekoligjore rezultoi se ky shtetas ishte vrarë me armë zjarri. Në vijim të veprimeve hetimore, u bë ndalimi i shtetasve: S. F., 57 vjeçe; G. F., 33 vjeç; të dy banues në fshatin Godvi (përkatësisht bashkëshortja dhe djali i shtetasit U. F.)”, njofton policia. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, model 54, me fishekë, si dhe një gëzhojë pistolete, e gjetur në oborrin e banesës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, kryer në bashkëpunim. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet diberkrim ne familjepoliciaUrim Fikuvrasja ne Bulqize