Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për vrasjen e turistit portugez 21-vjeçar Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil. Dy shtetasit turq, një vajzë dhe një djalë, Nuh Mahmutoglu dhe Ezgi Perlak, të cilët u arrestuan pasi u kapën duke transportuar autorin e dyshuar, Sokrat Vatën, kanë dhënë dëshminë e tyre para hetuesve. Sipas burimeve, ata kanë deklaruar se ishin klientë të rregullt të kompleksit “Principotes” dhe se me 29-vjeçarin kishin krijuar një marrëdhënie shoqërore. Në dëshminë e tyre kanë pohuar se e paguanin Vatën për shërbime sigurie, si truprojë dhe shoqërues personal. Mahmutoglu dhe Perlak kanë pretenduar se nuk kishin dijeni për ngjarjen e ndodhur në Ksamil dhe se e morën Vatën në automjet vetëm për shkak të miqësisë që kishin me të. LEXO EDHE:Vlorë/ Dyshime për eksploziv në një furgon, Policia në vendngjarje 29-vjeçari Sokrat Vata u arrestua rreth pesë orë pas krimit në Levan të Fierit, ku u gjet i fshehur në bagazhin e automjetit me të cilin udhëtonin dy shtetasit turq. Ai dyshohet se vrau me thikë turistin portugez pas një konflikti të nisur në ambientet e kompleksit “Principotes” në orët e para të mëngjesit. Për ngjarjen vijojnë hetimet, ndërsa policia ka arrestuar edhe dy shtetasit turq për dyshimet se ndihmuan autorin të largohej pas krimit. Lajmi kryesor: Tragjedi në Ksamil, punonjësi i ‘Principotes’ vret turistin portugez me thikë brenda beach-barit! Sherri për një vajzë, autori kapet në bagazhin e makinës së dy turqve! Në pranga edhe 10 të tjerë (EMRAT + VIDEO) U.D/Shqiptarja.com TAG: Principotes Ksamil Luis Miguel Varela Mendes Ksamil turisti vrasja e portugezit Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.2% Social media 16.4% Vota total: 3330 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

