11 persona, bashkë me autorin kryesor, 29-vjeçarin Sokrat Vata, janë vënë në prangat e Policisë dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, lidhur me vrasjen e turistit 20-vjeçar portugez Luis Miguel Varela Mendes brenda ambineteve të 'beach bar’-it ‘Principotes’ në Ksamil. Mes personave të shpallur në kërkim është edhe pronari 'në hije' i beach-barit 'Principotes', Bekim Bulica, i cili ka qenë në lokal në momentin e ngjarjes dhe është larguar pa njoftuar autoritetet. Për dokumentimin e ngjarjes, Policia njofton se shoqëroi në total 41 persona. LEXO edhe...Ksamil/ Të paktën 6 persona të përfshirë në dhunimin dhe vrasjen e turistit portugez te ‘Principotes’, kush janë kamarierët që e grushtuan para sulmit me thikë (EMRAT) Turisti portugez u vra me thikë nga Sokrat Vata, pas një konflikti që dyshohet se kishte nisur pas ngacmimit të një vajze. Konflikti kishte nisur brenda ambienteve të 'Principotes' dhe pastaj u zhvendos në plazhin e beach-barit 'Paradise', aty ku dyshohet se Vata e qëlloi disa herë me thikë portugezin. Policia njofton se bashkëpunëtori kryesor në vrasjen e turistit portugez është shtetasi David Heurtevent, banues në Tiranë, i cili sipas 'Bluve' e ka goditur me grushta 20-vjeçarin, në momentin që Vata e ka qëlluar me thikë. Në konflikt janë përfshirë edhe kamarierët e lokalit, Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Murat Zhabina dhe Ildi Cekani, të cilët sipas Policisë po ashtu e kanë sulmuar më herët me grushta turistin portugez dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar i vrasjes, 29-vjeçari Sokrat Vata, u kap disa orë pas krimit në Levan të Fierit, ku ishte fshehur në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga një shtetase turke 31 vjeçe, ndërsa në automjet ndodhej edhe një 38-vjeçar, po me shtetësi turke. Shtetasit turq Nuh Mahmutoglu dhe Ezgi Perlak deklaruan pasi u pyetën në Polici se ishin klientë të rregullt të lokalit “Principotes” dhe kishin krijuar një marrëdhënie shoqërore me Vatën. Ata thanë se e paguanin 29-vjeçarin për shërbime sigurie, si bodigard dhe shoqërues personal. Po ashtu, dy shtetasit turq kanë pretenduar se e morën Vatën në automjet vetëm për shkak të marrëdhënies shoqërore që kishin me të. “Ishim miq dhe e shoqëruam për shkak të miqësisë”, mësohet të kenë thënë ata para oficerëve të Policisë gjatë marrjes në pyetje. Dy personat dyshohet se e kishin fshehur 29-vjeçarin me qëllim transportimin e tij drejt Tiranës. Në momentin e ngjarjes tragjike, në lokalin “Principote” kanë qenë në rolin e bodyguardëve shtetasit Miosid Matushaj, punonjës policie në Gjirokastër, Luçiano Seferi, punonjës në burgun e Fierit, Romeo Shehu, punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër dhe Kristi Koshi, të cilët kanë pasur rolin e punonjësve të sigurisë dhe nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e kësaj ngjarjeje, si dhe, pas ngjarjes, nuk kanë njoftuar autoritetet e Policisë së Shtetit. Edhe ata janë prangosur dhe do hetohen për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshmërisë”. U arrestuan shtetasit: Sokrat Lipan alias Sokrat VataNuh Mahmutoglu dhe Ezgi Perlak, të dy me shtetasi turkeSerxhi SelimiErvis BunciIldi CekaniMurat ZhabinaMiosid MatushajLuciano SeferiRomeo ShehuKristi KoshiU shpallën në kërkim shtetasit:David Heurtevent,Bekim Bulica;Njoftimi i Policisë: Ksamil, Sarandë-Veprime intensive hetimore me metoda speciale të hetimit, të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 20-vjeçarit portugez, mëngjesin e sotëm në Ksamil. Vihen në pranga 11 shtetas dhe shpallen në kërkim dy të tjerë Në vijim të veprimeve për zbardhjen e rrethanave, dokumentimin ligjor, kapjen dhe arrestimin e autorit, si dhe të personave të tjerë të përfshirë në vrasjen e 20-vjeçarit portugez, mëngjesin e sotëm në Ksamil, Sarandë, ju informojmë se: Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, si dhe koordinimit të punës mes Komisariatit të Policisë Sarandë, Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, paraditen e sotme, në Levan, Fier, u kap në bagazhin e një automjeti autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi S. L., alias S. V., 29 vjeç. Ky shtetas udhëtonte në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga shtetasja E. P., 31 vjeçe, dhe pasagjer shtetasi N. M., 38 vjeç, të dy me shtetësi turke, të cilët kishin njohje me autorin dhe e kishin fshehur në makinë, me qëllim që ta transportonin drejt Tiranës. Po në kuadër të veprimeve për dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 20-vjeçarit, në Komisariatin e Policisë Sarandë u shoqëruan 41 shtetas. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit: S. L., alias S. V., 29 vjeç, banues në fshatin Helshan, Has; N. M., 38 vjeç, dhe E. P., 31 vjeçe, të dy me shtetësi turke; S. S., 24 vjeç, banues në Ersekë; E. B., 24 vjeç, banues në Peshkopi; I. C., 21 vjeç, banues në Librazhd; M. Zh., 27 vjeç, banues në Elbasan; M. M., 24 vjeç, banues në Gjirokastër; L. S., 44 vjeç, banues në Gjirokastër; R. Sh., 35 vjeç, banues në Gjirokastër; K. K., 29 vjeç, banues në Gjirokastër. Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit D. H., 29 vjeç, banues në Tiranë, dhe B. B., 36 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore rezulton se: Në orën 05:15, të datës 18.08.2026, në ambientet e lokalit “Principote” dhe më pas në plazhin e lokalit “Paradise”, në Ksamil, gjatë një konflikti midis disa personave, shtetasi S. L., alias S. V., dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) disa herë në trup shtetasin e huaj portugez L. V., 20 vjeç. Po në të njëjtën kohë, edhe shtetasi D. H., tashmë i shpallur në kërkim, e ka goditur me grushte 20-vjeçarin. Të dy këta shtetas akuzohen për vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim. Ndërsa shtetasit S. S., E. B., M. Zh. dhe I. C., të cilët janë kamarierë në lokalin “Principote”, janë përfshirë në konfliktin e mësipërm, duke goditur me grushte 20-vjeçarin, para se ta godiste me mjet prerës shtetasi S. V., dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Në momentin e kësaj ngjarjeje, në lokalin “Principote” kanë qenë në rolin e bodyguard-ëve shtetasit M. M. (punonjës policie D. R. K. M. Gjirokastër), L. S. (punonjës i I. E. V. P. Fier), R. Sh. (punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër) dhe K. K., të cilët kanë pasur rolin e sigurisë dhe nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e kësaj ngjarjeje, që fillimisht ka nisur në ambientet e lokalit “Principote”, si dhe, pas ngjarjes, nuk kanë njoftuar autoritetet e Policisë së Shtetit. Gjithashtu, në momentin e ndodhjes së kësaj ngjarjeje, në ambientet e lokalit “Principote” ka qenë edhe pronari i tij, shtetasi B. B., i cili, pas ngjarjes, është larguar duke mos kallëzuar në autoritetet përkatëse. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për shtetasit S. V. dhe D. H., për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim; për shtetasit N. M. dhe E. P., për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”; për shtetasit S. S., E. B., M. Zh., I. C., L. S., K. K., B. B. dhe R. Sh., për veprën penale “Moskallëzim i krimit”; si dhe për shtetasin M. M., për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshmërisë”. Lajm në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Ora 22:34 Ksamil/ Të paktën 6 persona të përfshirë në dhunimin dhe vrasjen e turistit portugez te ‘Principotes’, kush janë kamarierët që e grushtuan para sulmit me thikë (EMRAT) Turisti portugez Luis Miguel Varela Mendes u vra me thikë nga 29-vjeçari Sokrat Vata, pas një konflikti që dyshohet se kishte nisur pas ngacmimit të një vajze.Sherri kishte nisur brenda ambienteve të beach-barit 'Principotes' në Ksamil dhe pastaj u zhvendos në plazhin e beach-barit 'Paradise', aty ku dyshohet se Vata e qëlloi disa herë me thikë portugezin.Policia njofton se bashkëpunëtori kryesor në vrasjen e turistit portugez është shtetasi David Heurtevent, banues në Tiranë, i cili sipas 'Bluve' e ka goditur me grushta 20-vjeçarin, në momentin që Vata e ka qëlluar me thikë.Në konflikt janë përfshirë edhe kamarierët e lokalit, Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Murat Zhabina dhe Ildi Cekani, të cilët sipas Policisë po ashtu e kanë sulmuar më herët me grushta turistin portugez dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Share Ora 22:01 'Duarkryq' gjatë vrasjes së portugezit, kush janë punonjësi i Burgut të Fierit dhe 2 policët që punonin si bodyguard te ‘Principote’ (EMRAT) Në momentin e ngjarjes tragjike, në beach-barin “Principote” në Ksamil, ku mbeti i vrarë turisti 20-vjeçar portugez Luis Miguel Varela Mendes, kanë qenë në rolin e bodyguardëve shtetasit Miosid Matushaj, punonjës policie në Gjirokastër, Luçiano Seferi, punonjës në burgun e Fierit, Romeo Shehu, punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër dhe Kristi Koshi.Policia ka njoftuar se këta persona kanë pasur rolin e punonjësve të sigurisë dhe nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e kësaj ngjarjeje, si dhe, pas ngjarjes, nuk kanë njoftuar Policinë.Ata janë prangosur dhe do hetohen për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshmërisë”.-------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Share R.Xh/ReportTv.al policia David Heurtevent Kristi Koshi Romeo Shehu Luciano Seferi Miosid Matushaj Murat Zhabina Ildi Cekani Ervis Bunci Serxhi Selimi vrasje me thike Ezgi Perlak Nuh Mahmutoglu Luis Miguel Varela Mendes Sokrat Vata Bekim Bulica Principotes Ksamil sarande Ksamil Vlore vrasja e portugezit Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.3% Shoqëria 26.3% Social media 16.4% Vota total: 3437 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
