Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja e turistit në Ksamil/ Në masa të rrepta sigurie, të arrestuarit mbërrijnë në gjykatën e Sarandës


Ka nisur rreth orës 11:30 në Gjykatën e Sarandës seanca për caktimin e masave të sigurisë ndaj 11 personave të arrestuar, të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e 20-vjeçarit portugez, Luis Mendes.

Ka nisur rreth orës 11:30 në Gjykatën e Sarandës seanca për caktimin e masave të sigurisë ndaj 11 personave të arrestuar, të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e 20-vjeçarit portugez, Luis Mendes.

Të arrestuarit janë shoqëruar në Gjykatën e Sarandës nën masa të rrepta sigurie, nga forcat “Shqiponja” të Sarandës dhe efektivë të FNSH-së.

Sokrat Vata akuzohet për veprën penale të vrasjes, ndërsa ndaj 10 personave të tjerë janë ngritur akuza të ndryshme, mes tyre “përkrahje e autorit të krimit”, “moskallëzim krimi” dhe “mosmarrja e masave për ndërprerjen e paligjshmërisë”. Seanca gjyqësore vijon, ndërsa pritet vendimi i Gjykatës së Sarandës për masat e sigurisë ndaj të arrestuarve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet