Lajme Zone
Vrasja e turistit në Ksamil/ Momenti kur policia e gjen në bagazh Sokrat Vatën, shofere e makinës një grua turke dhe pasagjeri
KulturëSyri

Vrasja e turistit në Ksamil/ Momenti kur policia e gjen në bagazh Sokrat Vatën, shofere e makinës një grua turke dhe pasagjeri

Fluksi i udhëtarëve në hyrje përmes Portit të Vlorës vijon të jetë i lartë, ndërsa shifrat e mbërritjeve nga Italia konfirmojnë lëvizjet e shumta gjatë sezonit turistik.

Fluksi i udhëtarëve në hyrje përmes Portit të Vlorës vijon të jetë i lartë, ndërsa shifrat e mbërritjeve nga Italia konfirmojnë lëvizjet e shumta gjatë sezonit turistik. Vetëm gjatë ditës së sotme, përmes dy trageteve të linjës Brindisi–Vlorë, kanë mbërritur në Portin e Vlorës 1,388 pasagjerë.Lexo edhe:Reshje lokale në lindje e jug të territorit - Ulen temperaturat, kushte të qëndrueshme atmosferike Sipas të dhënave të raporteve të mbërritjes, në port kanë hyrë gjithashtu 291 automjete, 10 kampera dhe 31 motoçikleta. Ndërkohë, në dalje nga Porti i Vlorës janë regjistruar rreth 700 pasagjerë, duke vijuar kështu fluksi i lartë i lëvizjeve përmes pikës portuale të Vlorës gjatë sezonit turistik. Dy tragetet kanë sjellë respektivisht 817 dhe 571 pasagjerë, duke dëshmuar vijimin e fluksit të lartë të hyrjeve në Vlorë gjatë muajit gusht.