Foto dhe video të autorit të dyshuar të vrasjes së 44-vjeçarit, Artan Myrtaj, janë publikuar disa ditë pas ngjarjes që tronditi Sarandën. Siç shihet edhe nga pamjet, autori i dyshuar shihet me skafandër në kokë, i veshur me një xhup të gjelbër dhe pantallona të zeza. Ai gjithashtu mban në duar dy armë zjarri. Nga pamjet gjithashtu duket momenti kur autori ndjek nga mbrapa viktimën. Autoritetet ende nuk kanë arritur të zbardhin identitetin e autorit të dyshuar teksa po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të vrasjes. Artan Myrtaj i njohur si “Tani i Ruzhdiut” u ekzekutua më 20 shtator në qytetin e Sarandës. I plagosur mbeti edhe një kalimtar. 44-vjeçari që u qëllua me breshëri plumbash. Ai kishte vetëm pak javë që ishte liruar nga paraburgimi, pasi gjykata i kishte caktuar masën ‘detyrim paraqitjeje’. Ai ishte arrestuar në korrik 2025 për plagosjen e dy të rinjve nga Kamza, Ernest Lame dhe Gëzim Hajdaraj. 1 / 3
