Tetë persona janë shoqëruar deri më tani në polici për ngjarjen e rëndë në Fier, ku Selami Hasani, i njohur edhe si ‘Sel Çami’ u vra në oborrin e banesës së tij, ku mbeti i plagosur edhe nipi i tij.
Ata janë shoqëruar në cilësinë e personit që ka dijeni për ngarjen.
Autori që sipas burimeve sulmoi i vetëm brenda oborrit te banesës së Hasanajt, u largua me shpejtësi me një makinë tip Volvo në drejtim të Dërmenasit në nyjen lidhëse me by pass-in e Fierit. Makina që dyshohet se është e autorit dhe bashkëpunëtorëve të tij u gjet në flakë dhe megjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve, u shkrumbua plotësisisht. Arma pistoletë me të cilën u krye ekzekutimi i “Sel Çamit” nuk u gjet. Automjeti I djegur po I nënshtrohet ekzaminimeve shkencore për gjetjen e gjurmëve ose sendeve të autorit dhe bashkëpunëtorëve.
Ndërkohë, policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zhvilluar kontrolle në disa akse rrugore, me fokus zonën e Dërmenasit dhe daljet nga Fieri.
Postblloqe janë ngritur edhe në hyrje të Vlorës e Gjirokastrës, ndërsa grupi hetimor po sekuestron dhe analizon pamjet e kamerave të sigurisë, në përpjekje për të rindërtuar lëvizjet e autorëve para dhe pas atentatit./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet selami hasani

