Forca të shumta policie po ushtrojnë kontrolle në disa zona të vendit, ku besohet se mund të fshihen 2 nga personat që janë ende në arrati pas vrasjes së portugezit në Ksamil. Blutë po kërkojnë në disa qytete, në Tiranë, Vlorë dhe Kukës, për pronarin e kompleksit turistik “Principotes”, Bekim Bulica, i cili u largua pa e kallëzuar vrasjen në polici. Për punonjësin e kompleksit, David Heurtevent, një shqiptar me nënshtetësi britanike, kontrollet janë përqendruar edhe në Vorë, ku ai jetonte. 29-vjeçari është me origjinë nga Kukësi, dhe e ka ndryshuar emrin nga David Gjana. LEXO EDHE:Vlorë/ Dhunohet me sende të forta një person, ekipi mjekësor në vendngjarje Ai akuzohet për vrasje në bashkëpunim dhe dyshohet se ishte i pari që goditi me grushte turistin 20-vjeçar me banim në Francë Luis Varela, teksa punonjësi tjetër, Sokrat Vata e godiste me thikë. Ky i fundit u arrestua pasi tentoi të arratisej drejt Tiranës në bagazhin e makinës së dy klientëve, një çift turk me të cilët ishte miqësuar. Para hetuesve, Sokrat Vata,me origjinë nga Hasi, tha se konflikti nisi pasi turisti me disa francezë po shkaktonin zhurmë në resort pas një nate feste mes muzikës e alkoolit. Në dëshminë e tij, pretendon se thikën e kishte turisti portugez dhe se ai ia ka marrë nga dora, përpara se ta godiste me të. 4 kamerierë, të cilët u arrestuan, ndërhynë në sherr kur panë të përfshirë dy punonjësit e tjerë të kompleksit, por janë larguar prej aty përpara se i riu të goditej me thikë. 4 truproja të kompleksit në Ksamil u arrestuan dhe pezulluan nga detyra, njëri efektiv policie në Gjirokastër, një gardian i burgut të Fierit, dhe njëri polic bashkiak në Gjirokastër. Ata nuk ndërhynë për të parandaluar ngjarjen, dhe as njoftuan policinë. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J/Shqiptarja.com TAG: Ezgi Perlak Nuh Mahmutoglu Principotes Ksamil Kristi Koshi Romeo Shehu Luciano Seferi Miosid Matushaj Sokrat Vata Luis Miguel Varela Mendes David Heurtevent Bekim Bulica vrasja e portugezit Ksamil sarande Vlore Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.0 / 5 (4 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.7% Shoqëria 27.1% Social media 16.2% Vota total: 4737 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

