Lajme Zone
Vrasja e Iliaria Sulës, i dashuri i 22-vjeçares shqiptare dënohet me burg përjetë! Prindërit e viktimës: Drejtësia u vu në vend, por asgjë nuk na e kthen
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja e Iliaria Sulës, i dashuri i 22-vjeçares shqiptare dënohet me burg përjetë! Prindërit e viktimës: Drejtësia u vu në vend, por asgjë nuk na e kthen

24-vjeçari, i cili e ka pranuar fajësinë, nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit. Vendimi u shpall nga Gjykata e Krimeve, pas tri orësh diskutimesh në dhomën e këshillimit, në sallën e sigurisë së lartë të burgut Rebibbia.

Për planifikimin e vrasjes së Ilaria Sulës, ish-i dashuri i saj, Mark Samson, është dënuar me burgim të përjetshëm. Vendimi u shpall nga Gjykata e Krimeve, pas tri orësh diskutimesh në dhomën e këshillimit, në sallën e sigurisë së lartë të burgut Rebibbia. 24-vjeçari akuzohet për vrasje me dashje, të rënduar nga paramendimi, motive të dobëta dhe marrëdhënia sentimentale me viktimën. Ndër veprat penale për të cilat akuzohet përfshihet edhe fshehja e kufomës. Samsoni, i përfaqësuar nga avokatët Paolo Foti dhe Alessandro Pillito, nuk ishte i pranishëm në momentin e leximit të vendimit. Thika në tabakanë e mëngjesit LEXO edhe...Fortlumturi Joani në Assisi: Ju sjell shembujt e dy shqiptarëve martirë “Drejtësia u vu në vend, por asnjë vendim gjykate nuk do të na e kthejë vajzën tonë”, deklaruan Flamur dhe Gëzime Sula, babai dhe nëna e 22-vjeçares shqiptare, të përfaqësuar nga avokati Giuseppe Sforza, menjëherë pas shpalljes së vendimit. Prindërit e Ilaria-s kanë ndjekur të gjitha seancat e procesit gjyqësor. Edhe miqtë dhe të afërmit e 22-vjeçares kanë qenë të pranishëm në të gjitha fazat e gjykimit. Ndërsa për të pandehurin nuk ishte i pranishëm askush, pasi prindërit e tij ishin kthyer në Filipine. Vrasja ndodhi më 26 mars 2025. Ishte mëngjes dhe Sula kishte kaluar natën në shtëpinë e të pandehurit, pikërisht në dhomën e tij, në lagjen Africano të Romës. Sipas rindërtimit të ngjarjes nga prokurorja Maria Perna, Samsoni kishte organizuar çdo hollësi të vrasjes. Ai e çoi tabakanë në dhomë me pretekstin se do t’i sillte mëngjesin. Mes takëmeve në tabaka ndodhej edhe një thikë. Sipas akuzës, ai e përdori atë pak çaste pasi hyri në dhomë, ndërsa Ilaria ishte me celular në dorë. Përpjekja e Samson-it për të larguar dyshimet nga vetja Fillimisht, ai e sulmoi duke e goditur tri herë me thikë në shpinë. Më pas, e qëlloi me grushte, ndërsa ajo ishte e shtrirë përtokë, e palëvizshme. Që nga ai moment, Samsoni bëri gjithçka për të larguar dyshimet nga vetja. Ai e bindi nënën e tij, e cila u dënua me dy vjet burg për fshehjen e kufomës, që të pastronte vendin e krimit. Më pas, u hoq qafe trupin e viktimës duke e futur në një valixhe dhe duke e hedhur në një greminë. Prindërit e Ilarias u shqetësuan kur panë se vajza e tyre nuk po kthehej në shtëpi. Ata denoncuan zhdukjen e saj. Në atë moment, Samsoni arriti deri aty sa të përqafonte babanë e Ilaria-s, duke i shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin për zhdukjen e vajzës së tij, ndërsa i thoshte se nuk kishte asnjë lidhje me zhdukjen e Ilaria-s. Por këto gënjeshtra u shembën më 4 prill, kur Samsoni u arrestua pas gjetjes së trupit të Ilaria-s./Corriere P.J/ReportTv.al ilaria sula Mark Samson itali gezime sula flamur sula Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 75.5% Jo 21.5% Nuk e di 3% Vota total: 2640 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?