Lajme Zone
Vrasja e francezit në Ksamil/ U qëllua disa herë me thikë, sherri dyshohet për një vajzë
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja e francezit në Ksamil/ U qëllua disa herë me thikë, sherri dyshohet për një vajzë

KSAMIL- Detaje nga ngjarja e rëndë në Ksamil ku humbi jetën i goditur me thikë 20-vjeçari francez Miguel Mendes.

KSAMIL- Detaje nga ngjarja e rëndë në Ksamil ku humbi jetën i goditur me thikë 20-vjeçari francez Miguel Mendes.

Sipas mjekut, që e pa trupin në morgun e Sarandës, 20-vjeçari kishte disa goditje me thikë në shpinë dhe në kraharor.

Vdekja e tij ka qenë e menjëhershme. Ndërsa është identifikuar autori i kësaj ngjarjeje të rëndë që është 29-vjeçari Sokrat Vata banues në Has, ende nuk është bërë e mundur kapja e tij.

Paraprakisht dyshohet se shkak për përplasjen e tyre të jetë bërë një femër.

Autori i dyshuar i krimit ishte i punësuar si roje plazhi në një prej subjekteve, që operojnë në Ksamil./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet