Lajme Zone
Vrasja e Egli Progës/ Mbërrijnë në gjykatë dy autorët e dyshuar
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja e Egli Progës/ Mbërrijnë në gjykatë dy autorët e dyshuar

Mbërrijnë në gjykatë të shoqëruar nga forcat e policisë, D...

Mbërrijnë në gjykatë të shoqëruar nga forcat e policisë, Denis Meçe dhe Leonidha Guçe, autorët e dyshuar të vrasjes së Egli Progës në Pogradec.

Pas dy vitesh, prokuroria mbylli hetimet dhe dërgoi çështjen për gjykim për 5 persona. Organi i akuzës u komunikoi akuzën e vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim, Denis Meçes dhe Leonidha Guçes.

Dy të akuzuarit deri më sot ishin në masën e sigurisë "arrest në shtëpi", ndërsa tre të tjerët me "detyrim paraqitje" për moskallëzim krimi.

Sot është planifikuar seanca e radhës në orën 9:00 ku do të dalin sërish para gjykatës dy të akuzuarit për vrasjen e Progës./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.