Zbardhen detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Dukagjin, ku mbetën të vrarë Prelë dhe Lekë Gjoni (babë e bir), ndërsa u plagos Lazër Bashi. Sipas të dhënave të bëra publike për ngjarjen, dyshohet se Prelë dhe Lekë Gjonit iu është bërë pritë nga dy persona, të cilët kanë qëlluar ndaj tyre.
Në këtë ngjarje dyshohet se janë përdorur dy armë, ndërsa makina ku udhëtonin viktimat është qëlluar me breshëri.
Policia po heton rrethanat dhe motivin e ngjarjes. Një nga pistat që po shqyrtohet lidhet edhe me divorcin e 57-vjeçarit Lekë Gjoni.
Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të vrasjes dhe identifikimin e autorëve. Top Channel

