Dy vëllezër kanë humbur jetën pasi janë qëlluar me armë zjarri të hënën në Kamëz, ndërsa vëllai i tyre i tretë ka mbetur i plagosur. Viktimat janë identifikuar si Selam Islamaj dhe Nazmi Islamaj, ndërsa i plagosur ka mbetur Shefqet Islamaj, vëllai i tyre. Sipas informacioneve paraprake, Ngushëllim Manzi, me profesion ushtarak dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj tre vëllezërve Islamaj. Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten për t’u zbardhur, ndërsa pritet informacion i mëtejshëm nga autoritetet për dinamikën e konfliktit dhe veprimet hetimore.
