Lajme Zone
Vrasja e Briken Sanajt te Kodra e Diellit, Prokuroria e Tiranës kërkon 35 vite burg për Vladimir Kolën
TeknologjiPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja e Briken Sanajt te Kodra e Diellit, Prokuroria e Tiranës kërkon 35 vite burg për Vladimir Kolën

Briken Sanaj u ekzekutua me armë zjarri në mbrëmjen e 30 tetorit 2022 pranë banesës së tij te "Kodra e Diellit". Sipas hetuesve, pas krimit, automjeti i përdorur u dogj së bashku me armën në zonën e Domjes/ Qafë-Kasharit, ndërsa i dyshuari u largua jashtë vendit.

Briken Sanaj dyshohet se u vra për plagosjen e kryer 10 vite më parë nga vëllai i viktimës, Antonio alias Renato Sanaj, për një vajzë. Në atë kohë, Renato qëlloi dhe plagosi Gentian Kolën, duke krijuar hasmërinë mes dy familjeve. Vrasja e Briken Sanajt te Kodra e Diellit, Prokuroria e Tiranës kërkon 35 vite burg për Vladimir Kolën Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 35 vite burg për shtetasin Vladimir Kola, i akuzuar për vrasjen me paramendim të shtetasit Briken Sanajt, ngjarje e ndodhur në zonën e “Kodrës së Diellit” në Tiranë.

Briken Sanaj u ekzekutua me armë zjarri në mbrëmjen e 30 tetorit 2022 pranë banesës së tij te "Kodra e Diellit". Sipas hetuesve, pas krimit, automjeti i përdorur u dogj së bashku me armën në zonën e Domjes/ Qafë-Kasharit, ndërsa i dyshuari u largua jashtë vendit. Sanaj ishte rikthyer në zonën e Tiranës prej një viti pasi jetonte në Itali dhe një natë para vrasjes ai kishte qenë në shoqërinë e miqve të tij pasi të nesërmen do të martonte shokun e tij. Pas dasmës ai me miqtë e tij kanë shkuar drejt Kodrës së Diellit, ku kishin një banesë me qira.

Pas kësaj në zonë ka mbërritur një makinë, autori ka mbërritur nga ana e prapme e Kodrës së Diellit, kalon një bordurë dhe kryen ekzekutimin. Pas kësaj kthehet sërish andej nga erdhi ku e priste një mjet tip Benz i identifikuar si “Regina”me targë AA777 GY.

Nga kamerat e autostradës Tiranë-Durrës është identifikuar edhe një makinë e autorëve, pasi ata kanë djegur mjetin e parë. Kamerat e sigurisë kanë filmuar autorin teksa largohet në drejtim të Kosovës, dhe dyshimet janë që ata të jenë larguar nga Shqipëria.

Briken Sanaj dyshohet se u vra për plagosjen e kryer 10 vite më parë nga vëllai i viktimës, Antonio alias Renato Sanaj, për një vajzë. Në atë kohë, Renato qëlloi dhe plagosi Gentian Kolën, duke krijuar hasmërinë mes dy familjeve.

'Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon 35 vite burg për shtetasin V.K., për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje me paramendim’ dhe ‘Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit’ parashikuar nga nenet neni 78/2 dhe 278/1 të Kodit Penal me viktimë shtetasin B.S.

Si dhe dënimin me nga 3 dhe 2 vite burg për shtetasit Gj.K. dhe K.A. për veprën penale ‘Moskallëzim krimi’ parashikuara nga neni 300 i Kodit Penal, si dhe dënimin me 5 dhe 2 vite burgim për shtetasit E.H., dhe Z.K., të akuzuar për veprat penale ‘Përkhrahja e autorit të krimit’ dhe ‘Veprime që pengojnë drejtësinë’ parashikuar nga nenet 302 dhe 301 të Kodit Penal.Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr. 7911 të vitit 2022, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë vlerësoi se shtetasi V.K. ka kryer me paramendim për hakmarrje vrasjen e shtetasit B.S., pasi ka pasur një konflikt me vëllain e tij, shtetasin R.S. vite më parë. Ai kreu një sërë veprimesh për të mos lënë gjurmë me ardhjen dhe largimin nga Shqipëria, duke hyrë e dalë nga Mali i Zi dhe duke blerë mjet tip veturë pa kryer veprime noteriale. Ky shtetas vite më parë ka pasur konflikt me vëllain e viktimës dhe ai dhe familjarët kanë pasur pretendime për plagosjen e familjarit të tyre.

Po kështu, në lidhje me këtë hetim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, kërkoi dëmin e tre dhe dy vite burg për shtetasit Gj.K. dhe K.A. të cilët edhe pse kishin dijeni nuk kallëzuan emrin e personit për të cilin kishin shitur makinën me të cilën u krye vrasja e viktimës, pa kontratë.

Ndërsa kërkesa për dënimin me pesë vite burg u bë për shtetasin E.H., i cili rezultoi se ka pritur në Malin e Zi shtetasin V.K., si dhe ka bërë përcjelljen e tij po nga ky shtet dhe ka siguruar dhomën e hotelit dhe qëndrimin duke përkrahur autorin e krimit. Së fundmi, për shtetasin Z.K., u kërkuan dy vite burgim pasi ka kryer fshirjen e kamerave të sigurisë kur i pandehuri V.K., kanë drekuar dhe kanë kryer blerjen e mjetit.', njofton prokuroria.vrasja e briken sanajt te kodra e diellit Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Aksident në Vlorë/ “Benzi” përplaset me motorin, plagoset 50-vjeçari 19 Nëntor 2026, 13:3513:35Kronike Nga grabitja si agjentë të antidrogës te atentati në Pogradec, kush janë dy të burgosurit që u përleshën në Reç 19 Nëntor 2026, 11:1811:18Kronike Nga berberhania te servisi i makinave, sekuestrohen drogë dhe mjete të forta në Kuçovë, arrestohet pronari 19 Nëntor 2026, 10:5910:59Kronike Çantat 'Dios' me kokainë nga Belgjika drejt Britanisë, goditet rrjeti i shqiptarëve; zbardhet skema e trafikut 19 Nëntor 2026, 10:4110:41Kronike Pa vëllanë e tij kur i vunë pistoletën në gjoks dhe ndërhyri, zbardhen detaje të reja nga vrasja e Valter Fjerzës 19 Nëntor 2026, 10:2410:24Kronike Planet për atentat në Lezhë, Apeli zbut masën për njërin nga autorët 19 Nëntor 2026, 10:1510:15Kronike