Lajme Zone
Vrasja e agjentit imobiliar, Sula kishte fabrikë kanabisi mjekësor në Maqedoni
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja e agjentit imobiliar, Sula kishte fabrikë kanabisi mjekësor në Maqedoni

Një javë pas ekzekutimit të agjentit imobiliar, Edmond Sulës në Bërxullë, autoritetet ende nuk kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë autorin e dyshuar të ngjarjes. Mënyra e organizimit të atentatit dhe kujdesi i treguar nga autori për të mos lënë gjurmë kanë vështirësuar hetimin, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të vrasjes.

E shkuara e 50-vjeçarit, e shoqëruar me konflikte të mëparshme, ka bërë që hetuesit të shqyrtojnë disa pista. Një prej tyre lidhet me aktivitetin e tij jashtë vendit, pasi sipas burimeve hetimore Edmond Sula ka qenë bashkëaksioner në një kompani të licencuar për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit mjekësor në Maqedoninë e Veriut. Autoritetet po verifikojnë nëse mund të ketë pasur përplasje apo konflikte të lidhura me këtë aktivitet, megjithëse deri tani nuk ka prova konkrete që e lidhin vrasjen me këtë pistë.

Paralelisht, policia po heton edhe pista të tjera që lidhen me konfliktet e mundshme të viktimës në komunitet, dyshimet për huadhënie me fajde, përplasjet në fushën e shitblerjes së pronave dhe episode të tjera nga e kaluara e tij. Autoritetet shqiptare pritet t’u drejtohen homologëve maqedonas për të marrë të dhëna më të detajuara mbi aktivitetin e Sulës dhe personat e përfshirë në këtë biznes.