Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, ka miratuar me 67 vota për rezolutën që trajton vrasjen e fundit në Vitomiricë të Pejës, rastet e tjera të vrasjes së grave, dhunën në familje ndaj grave dhe fëmijëve, si dhe përgjegjësinë institucionale për parandalimin e këtyre dukurive. Rezoluta vë në fokus nevojën për parandalimin e dhunës në baza gjinore, forcimin e mekanizmave institucionalë dhe mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së grave.
Përmes kësaj rezolute, theksohet rëndësia e reagimit institucional ndaj rasteve të dhunës në familje, trajtimit me seriozitet të çdo raportimi dhe marrjes së masave konkrete për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës, e cila mund të përfjë me pasoja fatale.
Një tjetër çështje e rëndësishme që trajtohet është përgjegjësia e institucioneve për të garantuar mbrojtjen e viktimave, për të përmirësuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe për të siguruar që gratë dhe fëmijët të kenë qasje në mbështetjen dhe mbrojtjen e nevojshme. Top Channel

