Banorët e lagjes nr. 14 në Korçë kanë treguar momentet pas vrasjes së 20-vjeçarit Johan Zuko, ngjarje e ndodhur pasditen e sotme. Sipas tyre, as viktima dhe as autori i dyshuar nuk janë banorë të zonës dhe nuk njihen prej tyre.
“Dëgjuam një zhurmë të madhe, por nuk e dinim çfarë ishte. Dolëm jashtë dhe morëm vesh se çfarë kishte ndodhur”, tregojnë banorët.
Ata e përshkruajnë lagjen si një zonë të qetë, ku më parë nuk kanë ndodhur ngjarje të tilla.
“Është një lagje e qetë, nuk ka ndodhur më parë kjo gjë. Jemi të frikësuar, normalisht”, shprehen banorët.
Ndërkohë, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes dhe është vënë në kërkim të autorit të dyshuar, i cili u largua nga vendngjarja pas krimit. Top Channel

