Për familjen Banaj, drejtësia nuk u vu kurrë. Pas gati 30 vitesh nga vrasja e dy vëllezërve në patos, gjykata e fierit shuajti dënimin me 25 vite burg për sokol hoxhën, për shkak të parashkrimit.
E ëma dhe e motra e viktimave, në një intervistë ekskluzive për ABC News thanë se janë tronditur nga dënimi, duke e quajtur tradhti nga drejtësia faktin që autori nuk bëri asnjë ditë burg për vrasjen e dyfishtë.
‘Ai brodhi gjithë botën si deshi ai. Iku në moment, m’i vrau djemtë, edhe brodhi gjithë botën e nuk u bë gjë për djemtë e mi, çfarë shteti është ky? Unë jam nënë, dhe me ata fëmijë jemi bërë gjysmakë” Por Sokol Hoxha nuk pritet të lirohet, pasi ndaj tij është caktuar masa e arrestit me burg për llogari të drejtësisë belge, ku është dënuar me burgim të përjetshëm për një tjetër vrasje./abcnews.al
E ekstradon SHBA/ Gjykata e Fierit i pranon ankimin për parashkrim të veprës së vrasjes, burgjet: Sokol Hoxha nuk është liruar Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet banajdënimisokol hoxha
