Lajme Zone
Të tjeraShqiptarja

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët


Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me programin kombëtar të vaksinimit, ky virus është eliminuar te fëmijët në Shqipëri.

Çdo 28 korrik, Dita Botërore e Hepatiteve rikthen në vëmendje një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin publik. “Hepatiti viral konsiderohet një vrasës i heshtur për shkak se në shumicën e rasteve pacientët nuk kanë asnjë simptomë”, thotë Arjan Harxhi, mjek infeksionist. Në Shqipëri, prevalenca e hepatitit B vlerësohet në 7–8% ndërsa hepatitit C në 0.7–1%. LEXO EDHE:Ja si u identifikua Hantavirusi në Shqipëri mbi 40 vite më parë, studimi mjekësor dokumenton rastin e 27-vjeçarit verior të infektuar Mjekët theksojnë se diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi në kohë janë çelësi për të parandaluar komplikacionet e rënda, si cirroza dhe kanceri i mëlçisë. “Është infeksion që shkaktohet nga viruse të ndryshme, siç është virusi A, B, C, D, E e të tjera, por ato që kanë peshën më të madhe shëndetin publik janë virusi B dhe virusi C. Grupet më vulnerabël që preken nga këto viruse, së pari janë moshat e vogla, të cilët vaksinohen, së dyti janë persona që ekspozohen shumë karshi marrjes së gjakut apo nënprodukteve të tij, persona që kanë partnerë të shumtë në jetën e tyre seksuale, personat që janë përdorues të drogërave intravenozë dhe personat që në jetën e tyre mund të kenë sëmundje të ndryshme kronike”, shprehet Najada Çomo, shefe e shërbimit infektiv në QSUT. Programi kombëtar i vaksinimit ka bërë të mundur eliminimin e hepatitit B tek fëmijët në vendin tonë. "Shqipëria ka eliminuar këtë hepatit, këtë sëmundje të rëndë tek fëmijët. Të gjithë falë programit të vaksinimit i cili fillon qysh në 24 orët e para të lindjes dhe vazhdon gjatë vitit të parë të jetës.”, thekson Silba BIno,. epidemiologe në ISHP Sipas OBSH, në vitin 2024 rreth 287 milionë njerëz jetonin me hepatit kronik B ose C. Po atë vit, vetëm 45% e foshnjave në botë morën dozën e parë të vaksinës kundër hepatitit B brenda 24 orëve nga lindja, ndërsa 1.3 milionë njerëz humbën jetën si pasojë e hepatitit B dhe C. Për herë të parë, Shqipëria miratoi Planin Kombëtar për Eliminimin e Hepatiteve Virale, duke iu bashkuar objektivit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për eliminimin e hepatiteve B dhe C si kërcënim për shëndetin publik deri në vitin 2030. Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B G.M./E.H/Shqiptarja.com TAG: Hepatit hepatiti b Najada Como silva bino Arjan harxhi Komento Komente Sondazhi i ditës:

24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.2% Jo 29.1% Nuk e di 6.7% Vota total: 6786 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?