Një qendër e presionit të ulët atmosferik, e zhvilluar përkatësisht mbi Adriatik, do të sjellë në vendin tonë vranësira të dendura, të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillim, duke gjeneruar rrebeshe shiu. Intensiteti më i lartë i shirave do të jetë në zonat veriperëndimore, jugperëndimore, si dhe pjesërisht në qendër të territorit. Priten stuhi të forta ere. LEXO edhe...Kthjellime dhe vranësira në disa zona të vendit, parashikimi i motit për sot (VIDEO) Orët e pasdites e në vijim do të mbeten me vranësira dhe shira në të gjithë territorin, por me intensitet të ulët. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar, duke luhatur vlerat ditore nga 5 °C, temperatura më e ulët e shënuar në Pukë, ndërsa maksimumi do të ngjitet deri në 21 °C, përkatësisht në qarqet Elbasan dhe Fier. Era do të fryjë e fortë, duke arritur shpejtësinë mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4-5 ballë. R.Xh/E.H/ReportTv.al reshje shiu parashikimi i motit moti Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.6% Jo 78.5% Disi 2.9% Vota total: 14244 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
