Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht vranët e intervale të shkurtra kthjellimesh. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit në veriperëndim reshjet e shiut parashikohen me intensitet mesatar deri të lartë hera – herës nëformën shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Gjatë ditës reshjet mbeten prezente me intensitet kryesish të ulët e lokalisht mesatar. Era pritet të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era hera-herës pritet të arrijë deri 14m/s, Valëzimi në det i forcës 2-3 ballë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

