Lajme Zone
Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për sot, 9 nëntor 2026
Të tjeraBalkanWeb

Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për sot, 9 nëntor 2026

Sot vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimi (diell).

Sot vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimi (diell). Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohet të jenë prezente në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë ditës reshjet parashikohen të të herëpashershme me intensitet të ulët; hera – herës shtrëngata afatshkurtra kryesisht në qendër e jug. Pas orëve të mesditës reshjet mbeten prezente por me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore në juglindje e lokalisht në veri. Era pritet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 15 m/s. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb