Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Sipas SHMU, moti parashikohet i vranët dhe me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.
Përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në jug reshjet e shiut në intervale afatshkurtra parashikohen me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era pritet të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era hera- herës pritet të fitojë shpejtësi deri 16m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

