Lajme Zone
Vranësira dhe reshje shiu/ Moti për ditën e sotme
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Vranësira dhe reshje shiu/ Moti për ditën e sotme

Edhe për ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot të paqëndrueshëm. Sipas SHMU, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura e alternime kthjellimesh të herëpashershme. Vranësirat parashikohen të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare e më pas pritet të shtrihet në pjesën tjetër të territorit. Përgjatë ultësirës perëndimore reshjet p

Edhe për ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot të paqëndrueshëm.

Sipas SHMU, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura e alternime kthjellimesh të herëpashershme. Vranësirat parashikohen të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare e më pas pritet të shtrihet në pjesën tjetër të territorit. Përgjatë ultësirës perëndimore reshjet parashikohen të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar më shkarkesa elektrike lokalisht breshër në male në verilindje-lindje e juglindje reshje në formën e flokëve të borës.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje - verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë veriperëndimorë e zonave luginore,era fiton shpejtësi deri në 17m/s

Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.