Friedrich Merz është humbësi i madh i tre zgjedhjeve të fundit rajonale. E megjithatë, Merz nuk priti as rezultatet përfundimtare, nuk priti të kuptonte nëse CDU do të mbetej jashtë parlamentit rajonal të Meklenburg-Pomeranisë Perëndimore. Rreth orës gjashtë e pak, kur exit poll-et e para ende po mbushnin ekranet televizive, kancelari doli përpara gazetarëve dhe dha një mesazh sa të qartë, aq edhe të dëshpëruar: unë nuk dorëzohem. Merz nuk mundi ta mohonte se, veçanërisht rezultati në rajonin më verilindor të Gjermanisë, “është një katastrofë”. Por lideri i CDU-së, jo fort i prirur ndaj autokritikës, ia hodhi fajin polarizimit të politikës, forcimit të AfD-së dhe së Majtës (Die Linke), e cila madje fitoi zgjedhjet në Berlin. Dhe u fsheh pas nevojës për të përballuar një situatë të vështirë ekonomike: “Duhet ta bëjmë vendin të aftë për t’u përballur me të ardhmen”, deklaroi ai përpara kamerave, duke shtuar se “duhet të bëjmë reformat”. Me pak fjalë: “Ajo që duhet të bëjmë tani kërkon një shtyllë kurrizore, qëndrueshmëri dhe durim. Dhe unë do t’i dëshmoj këto si lider i CDU-së dhe, mbi të gjitha, si kancelar i vendit tonë”. Por tashmë beson vetëm ai, brenda dhe jashtë CDU-së. Dhe ka dy fakte që tregojnë se sa i pasigurt mbetet pozicioni i kancelarit pas tre goditjeve të njëpasnjëshme që CDU-ja pësoi në Saksoni-Anhalt, Berlin dhe Meklenburg-Pomeraninë. LEXO edhe...Putini nuk ka nevojë të fitojë në Ukrainë për të fituar në Evropë Së pari, Merz ushtroi presion mbi partinë duke thirrur dje pasdite drejtuesit e saj për t’i kërkuar mbështetje. Së dyti, nuk priti mëngjesin e ditës pasuese për të komentuar rezultatet, siç ndodh zakonisht: ai ndjeu nevojën që qysh mbrëmë të largonte çdo dyshim për një dorëheqje. Merz këmbëngul të qëndrojë, si kancelar dhe si lider i partisë. Por presionet ndaj tij mbeten të jashtëzakonshme. Dhe e vërteta është se, për momentin, mungojnë thjesht alternativa të forta dhe të besueshme, si ndaj tij, ashtu edhe ndaj qeverisë me SPD-në. Por gjërat mund të ndryshojnë së shpejti. Forcimi i SPD-së në Meklenburg-Pomerani dhe rikthimi i jashtëzakonshëm i Manuela Schëesig ndaj AfD-së mund t’i japin zemër socialdemokratëve. Ata kanë gjetur një kandidate të popullarizuar dhe të mundshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Dhe mund të then të frenojnë vrullin reformues të Merzit, veçanërisht për reformën e pensioneve. Në atë pikë, rebelimi i krahut të djathtë të CDU-së, atij që prej muajsh kërkon një qeveri minoritare, mund të bëhet i pakontrollueshëm. Artikulli i së dielës i Frankfurter Allgemeine Zeitung, një organ i rëndësishëm referimi për CDU-në, shpjegoi megjithatë pse një qeveri minoritare do të ishte një rrezik i jashtëzakonshëm. Me konvergjencën e parë me AfD-në, partitë e tjera do t’ia mohonin përgjithmonë mbështetjen partisë së kancelarit. Merz do të binte peng i së djathtës ekstreme pro-Putinit. Dhe për kancelarin, politika e jashtme, nga mbështetja për Ukrainën, te besnikëria ndaj NATO-s e deri te sanksionet ndaj Rusisë, do të shndërrohej në një makth. Opsioni i dytë, për të cilin flitet prej muajsh, është që Merz të zëvendësohet gjatë mandatit. Kjo do të mundësonte shpëtimin e qeverisë të përbërë nga CDU/CSU dhe SPD dhe shmangien e një rikthimi në zgjedhje, të cilin as CDU/CSU-ja dhe as SPD-ja nuk do të donin ta rrezikonin, duke pasur parasysh nivelet aktuale shumë të ulëta të popullaritetit. Nga radhët e para të partisë së tij vazhdojnë të dalin emra të zëvendësuesve të mundshëm, por, po t’i shohësh me kujdes, të gjitha janë alternativa të dobëta. Mes emrave të përfolur spikat guvernatori i Nordrhein-Ëestfalen-it, Hendrik Ëüst, i cili megjithatë do të preferonte të kalonte fillimisht zgjedhjet e rëndësishme të pranverës në rajonin e tij, përpara se të transferohej në Berlin. Pastaj është guvernatori ambicioz i Bavarisë dhe lideri i CSU-së, Markus Söder, i cili nuk e ka kapërdirë kurrë faktin që nuk u bë kandidati për kancelar në vitin 2021, kur kishte shanse të mira për të sfiduar Olaf Scholz-in, por u anashkalua përmes një manovre të CDU-së. Por, siç vuri në dukje një burim qeveritar: “A e imagjinoni ju SPD-në të votojë për Söder-in, pas gjithë dyshimeve që ka shprehur tashmë për Merzin?” Kancelari i ri gjithsesi do të duhej të votohej nga Bundestagu: deri më sot përflitet se 18 deputetët rebelë që në votimin e parë i mohuan mbështetjen Merzit, kur Parlamenti votoi për kancelarin, vinin nga SPD-ja. Një pjesë e socialdemokratëve nuk ia kanë falur kurrë atij një flirt të shkurtër me AfD-në përpara zgjedhjeve, kur Merz arriti të miratonte një mocion kundër emigracionit me mbështetjen e së djathtës ekstreme. Në orët e fundit kanë dalë edhe dy kandidatë të tjerë: ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt, gjithashtu nga CSU-ja, i vlerësuar deri tani si një ndërmjetësues shumë i mirë në koalicionin me SPD-në, por ai mund të pengohet nga “jo”-ja e vetë liderit të tij, Söder-it. Dhe guvernatori i Hessen-it, Boris Rhein, për të cilin shumëkush vëren se kandidatura e tij është mbi të gjitha një vetëkandidim. Sido që të shkojë, javët e ardhshme do të mbeten jashtëzakonisht të vështira për Merzin./La Repubblica P.J/ReportTv.al gjermani AfD CDU Friedrich Merz zgjedhjet ne gjermani Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.6% Të gabuar 88.4% Nuk e di 5% Vota total: 5847 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

