Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale pamje nga vizita e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Shqipëri. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama ka publikuar momente nga pritja dhe takimi me von der leyen, duke e shoqëruar postmin me një mesazh për ndjekëit e tij. LEXO edhe...Pas takimit me Ramën, von der Leyen sot vizitë në Kosovë, në fokus procesi i integrimit në BE! “Dhe me disa momente nga pritja e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook. Gjatë vizitës së saj në Shqipëri, von der Leyen vlerësoi përparimin e vendit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, ajo deklaroi se anëtarësimi i Shqipërisë do të forconte si vendin, ashtu edhe Bashkimin Evropian. Presidentja e Komisionit Evropian theksoi, megjithatë, se Shqipëria ka ende punë përpara dhe se kërkohen reforma të mëtejshme në të gjithë kapitujt e hapur të negociatave. SI.E./ReportTv.al edi rama Ursula von der Leyen Tirane integrimi ne be BE Komisioni Europian Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 73.4% Jo 22.2% Jam i/e dyzyuar 4.4% Vota total: 1237 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?
