Lajme Zone
Vogëlushi në plazh i vjedh çantën turistes dhe ikën me vrap
EkonomiJOQ Albania

Vogëlushi në plazh i vjedh çantën turistes dhe ikën me vrap

Një turist ka denoncuar në redaksinë tonë një rast vjedhjeje të ndodhur dje në Empire Beach Club, në Durrës.

Një turist ka denoncuar në redaksinë tonë një rast vjedhjeje të ndodhur dje në Empire Beach Club, në Durrës.

Ai ka treguar se bashkëshortes së tij i është marrë çanta, brenda së cilës ndodheshin telefoni, karta e identitetit dhe karta bankare.

Autor i kësaj vjedhje është një djalë rreth 9 vjeç i cili edhe në pamje shihet duke vrapuar në dalje të lokalit bashkë me çantën e vjedhur.

“Çanta ishte mbi krevatin e bardhë, bashkë me sendet tona. Është një çantë e markës Coccinelle. Në videon më të gjatë shihet se si djali afrohet te krevati, merr çantën dhe largohet menjëherë me vrap. Ngjarja ka ndodhur saktësisht në orën 13:29”, shkruan ai.

Ai u bën thirrje qytetarëve që, nëse e njohin djalin, ta kontaktojnë, duke theksuar se mundet që prindërit e tij të mos jenë në dijeni të ngjarjes. Për kontakt në WhatsApp ka lënë numrin: +48 663 426 750.

Mesazhi i turistit:

Yesterday in durres beach empire beach club my wife was robbed. A little boy, about 9 years old, stole her purse with her phone, ID, and bank card. If anyone knows this boy, please let me know. Maybe the parents are not aware. My phone number to contact on WhatsApp is +48663426750. Just to add my wife is half Albanian It was on the white bed with our stuff the bag It is coccinelle On the longer video you can see how he comes to the bed and take it and run immediately It was exactly 13:29 yesterday