Lajme Zone
Vlorë/ Përfshihet nga flakët automjeti
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Vlorë/ Përfshihet nga flakët automjeti

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premteje në rrugën që të çon në Kaninë, në Vlorë.

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premteje në rrugën që të çon në Kaninë, në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shkrumbuar plotësisht mjetin. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Shërbimit Zjarrfikës, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe neutralizimin e rrezikut.

Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik, i lidhur me mbinxehjen e automjetit. Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet flakemakinëvlore