Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Vlorë/ Ndërron jetë 73-vjeçari, panelet e ngarkuara në kamion e zunë poshtë


Një 73-vjeçar ka humbur jetën pas një incidenti të rëndë të ndodhur në ambientet e një biznesi hidrosanitar.

Një 73-vjeçar ka humbur jetën pas një incidenti të rëndë të ndodhur në ambientet e një biznesi hidrosanitar.

Sipas të dhënave paraprake, viktima është identifikuar si Ylli Shakaj, pronar i aktivitetit. Mësohet se ai ishte duke kaluar pranë një kamioni që transportonte panele të ndryshme, kur, për shkaqe ende të paqarta, panelet janë rrëzuar duke e zënë poshtë.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, ndërsa vijojnë operacionet për nxjerrjen e trupit të 73-vjeçarit, i cili ndodhet ende nën panelet. Ndërkohë, pritet mbërritja e ekspertizës së Policisë. Uniformat blu kanë nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në rrëzimin e paneleve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet kamionvlore