Vlorë - 17-vjeçari, i cili u plagos rëndë ditën e djeshme pasi u godit nga helikat e një skafi në det, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. I mituri ka pësuar dëmtime të shumta në trup dhe gjymtyrë si pasojë e goditjes nga helikat e skafit. Fillimisht ai mori ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku mjekët arritën t’i ndalonin hemorragjinë dhe ta stabilizonin për transport. LEXO edhe...Moti i keq godet Vlorën të premten, Bashkia u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes: Shmangni lëvizjet e panevojshme Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore dhe plagëve të marra, 17-vjeçari është dërguar më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar mjekësor. Santiago Çerçizi ishte duke lundruar në Gadishullin e Karaburunit me një 32-vjeçar kur rrëshqiti dhe ra në pjesën e motorit të mjetit lundrues, si pasojë e së cilës pësoi edhe dëmtime në pjesën e këmbëve. Pas ngjarjes policia ka nisur hetimet në gjendje të lirë për 32-vjeçarin. lajm ne perditesim... Xh.K/ReportTv.al Santiago Çerçizi skaf spitali i traumes Vlore Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64.1% I gabuar 28% Nuk e di 7.8% Vota total: 5715 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?

