Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu mbrëmjen e së martës malin e Shashicës. Flakët u shfaqën fillimisht rreth orës 20:30, në majën e malit, ndërsa më pas, të favorizuara nga era, u përhapën me shpejtësi duke djegur sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi të egër, në territorin kufitar mes bashkive Vlorë dhe Selenicë. Forcat zjarrfikëse ishin në gatishmëri, duke monitoruar situatën dhe duke qenë të përgatitura për ndërhyrje në rast përkeqësimi të situatës apo nëse flakët do t’i afroheshin landfillit të Shërrishtes. Përhapja e flakëve krijoi një situatë të rrezikshme edhe për katër persona që ndodheshin pranë një guroreje në majën e malit të Shashicës. Ata mbetën të bllokuar për shkak të flakëve që rrethonin zonën, por falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, të katër personat u evakuuan dhe fatmirësisht nuk pati probleme. LEXO EDHE:Vlorë/ Zjarr i madh në Shashicë, flakët përhapen me shpejtësi në terrenin malor (VIDEO) Flakët vijuan gjatë gjithë natës, të favorizuara nga era dhe terreni i vështirë malor. Kushtet e krijuara e bënë të vështirë ndërhyrjen direkte të zjarrfikësve, të cilët vijuan të qëndrojnë në gatishmëri dhe të monitorojnë situatën për të shmangur përhapjen e zjarrit drejt zonave të banuara apo objekteve me rëndësi. Tashmë vatra e zjarrit në malin e Shashicës është izoluar. Gjatë orëve të fundit janë raportuar edhe vatra të tjera zjarri në Sevaster, Nartë dhe në zona të tjera të territorit të bashkive Vlorë dhe Selenicë, duke bërë që shërbimet zjarrfikëse të jenë në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje. SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: zjarret 2026 Vlore Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
24 Gusht, 21:21
Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 53.4% Keq 33.7% Nuk e di 12.9% Vota total: 1743 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
