Lajme Zone
Vlorë/ Lamtumira e fundit, familjarë e miq hedhin trëndafila në det në kujtim të gazetarit Enrik Mehmeti
KulturëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Vlorë/ Lamtumira e fundit, familjarë e miq hedhin trëndafila në det në kujtim të gazetarit Enrik Mehmeti

Dhjetëra të pranishëm zhvilluan homazhe në kujtim të 40-vjeçarit, i cili vetëm pak ditë më parë humbi jetën në mënyrë tragjike në një aksident në zonën e Zvërnecit. Nën tingujt e muzikës funerale dhe pranë fotografisë së Enrik Mehmetit, ata hodhën lule në det, duke nderuar figurën e një gazetari të përkushtuar dhe të një qytetari model.

Një trëndafil në dorë dhe një lule e hedhur në det, në nderim dhe kujtim të gazetarit Enrik Mehmeti. Miq, shokë, kolegë dhe familjarë u mblodhën në bregdet, pikërisht në vendin ku Enriku kalonte një pjesë të madhe të ditës së tij. Aty ku priste turistët e shumtë, u tregonte bukuritë e Vlorës dhe promovonte me pasion qytetin që e donte aq shumë. Dhjetëra të pranishëm zhvilluan homazhe në kujtim të 40-vjeçarit, i cili vetëm pak ditë më parë humbi jetën në mënyrë tragjike në një aksident në zonën e Zvërnecit. Nën tingujt e muzikës funerale dhe pranë fotografisë së Enrik Mehmetit, ata hodhën lule në det, duke nderuar figurën e një gazetari të përkushtuar dhe të një qytetari model. Në emër të familjarëve, miqve dhe shokëve të Enrikut, Ylli Meçe vlerësoi në fjalën e tij figurën e 40-vjeçarit, duke theksuar se ai nuk e ndali asnjëherë punën dhe përkushtimin për qytetin e Vlorës. Më pas u lexua letra prekëse e vëllait të Enrikut, si edhe mesazhi i ngushëllimit i dërguar nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. LEXO EDHE:Po punonte për lidhjen e energjisë pas stuhisë në Himarë, vdes elektricisti 54-vjeçar Një homazh i thjeshtë, por plot domethënie për të kujtuar gazetarin dhe qytetarin që i dha aq shumë Vlorës. Enrik Mehmeti e deshi jetën dhe qytetin e tij me gjithë zemër. Edhe pse u nda tragjikisht dhe shumë herët nga jeta, ai do të mbetet përgjithmonë në kujtimet e familjarëve, të afërmve, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njihnin. P.J/SI.E./Shqiptarja.com TAG: Vlore Enrik Mehmeti Komento Komente Sondazhi i ditës:

20 Korrik, 07:09

Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64% I gabuar 27.9% Nuk e di 8.1% Vota total: 3499 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 20 Korrik, 07:09 Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?