Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Vlorë/ E zuri korenti gjatë punës në nënstacionin elektrik, humb jetën elektricisti 45-vjeçar në Kocul (EMRI+VIDEO)


Viktima është Altin Petanaj, pjesë e grupit të punës së Drejtorisë së Tensionit të Lartë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Një elektricist 45-vjeçar ka humbur jetën pasi e ka zënë korrenti gjatë punës në nënstacionin elektrik të fshatit Kocul, në Vlorë. Viktima është identifikuar si Altin Petanaj, rreth 45 vjeç, i cili ishte pjesë e grupit të punës së Drejtorisë së Tensionit të Lartë. Ngjarja ka ndodhur teksa grupi i punonjësve po kryente punime riparimi në nënstacionin elektrik të fshatit Kocul. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit në punë. LEXO edhe...Arrestohen dy shoferët në Fier, njëri e goditi me pasqyrë këmbësorin, më pas u përplas nga një tjetër makinë! 72-vjeçari humbi jetën në spital Lajmi në përditësim U.D/A.Hl/ReportTv.al Vlore elektricist Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 54.2% Veliajn 21.7% Asnjërin 24.1% Vota total: 734 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?