Lajme Zone
Vlorë – 50-vjeçari dhunohet me sende të forta nga 3 persona, përfundon në gjendje të rëndë
SportBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Vlorë – 50-vjeçari dhunohet me sende të forta nga 3 persona, përfundon në gjendje të rëndë

Sot, rreth orës 15:00, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, shtetasi Indrit Halili, 34 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, së bashku me dy persona të tjerë, ende të paidentifikuar, për motive ende të paqarta, kanë goditur dhe dhunuar fizikisht shtetasin M. Kapaj, 50 vjeç, banues në Vlorë.

Sot, rreth orës 15:00, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, shtetasi Indrit Halili, 34 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, së bashku me dy persona të tjerë, ende të paidentifikuar, për motive ende të paqarta, kanë goditur dhe dhunuar fizikisht shtetasin M. Kapaj, 50 vjeç, banues në Vlorë. Si pasojë e dhunës, shtetasi M.Kapaj ka marrë disa dëmtime në pjesën e ballit dhe po transportohet për në Spitalin Rajonal Vlorë, për marrjen e ndihmës mjekësore. Nga shërbimet e Policisë po shoqërohet në ambientet e Komisariatit shtetasi Indrit Halili, ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe kapjen e dy shtetasve të tjerë të përfshirë në ngjarje. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb