Pavarësisht të nxehtit dhe temperaturave mbi 40 gradë Vlora ka regjistruar më pak zjarre gjatë kësaj vere.
Sipas kreut të Emergjencave Civile në Prefekturën e Qarkut Vlorë, Robert Skëndaj, këtë vit janë regjistruar rreth 60% më pak zjarre.
Një ndër vatrat më problematike ka qenë ajo e regjistruar në zonën e Finiqit, ku për shkak të përmasave të flakëve është nevojitur edhe ndërhyrja nga ajri. 24 persona janë ndaluar apo proceduar për zjarrvënie të qëllimshme çka tregojnë se fenomeni vijon të mbetet një problematikë për autoritetet, të cilat po hetojnë rastet e regjistruara.
Edhje pse zjarret nuk kanë munguar gjatë këtij viti, situata në Qarkun e Vlorës paraqitet ndjeshëm më e qetë krahasuar me vitet 2024 dhe 2025. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet vlorazjarre
