Lajme Zone
Vllaznia ia del edhe me një lojtar më pak, shkodranët mposhtin Partizanin dhe zhytin të kuqtë në fund të renditjes
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Vllaznia ia del edhe me një lojtar më pak, shkodranët mposhtin Partizanin dhe zhytin të kuqtë në fund të renditjes

Një sfidë e luftuar dhe plot emocione, ku shkodranët arritën të merrnin tri pikë të çmuara falë një penalltie të shndërruar në gol nga Bekim Balaj në minutën e 55-të. Sulmuesi kuqeblu u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke realizuar golin që vendosi fatin e takimit.

Partizani-Vllaznia VAR-i bëhet protagonist në episodet kyç, Vllaznia mposht Partizanin me një penallti në “Air Albania”. Të kuqtë “qajnë” rastet e humbura Partizani rikthehet te humbjet dhe vijon të zhgënjejë në kampionat. Të kuqtë e kryeqytetit janë mposhtur 1-0 nga Vllaznia në stadiumin “Air Albania”, në përballjen e vlefshme për javën e 12-të të “Abissnet Superiore”, duke mbetur të mbërthyer në vendin e fundit të klasifikimit.

Një sfidë e luftuar dhe plot emocione, ku shkodranët arritën të merrnin tri pikë të çmuara falë një penalltie të shndërruar në gol nga Bekim Balaj në minutën e 55-të. Sulmuesi kuqeblu u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke realizuar golin që vendosi fatin e takimit.

Partizani u përpoq të reagonte dhe krijoi disa mundësi të pastra shënimi, veçanërisht me Sidibe dhe Kazeem, por përballë gjeti një portier si Jukaj në formë të shkëlqyer. Gardiani i Vllaznisë u kthye në një nga protagonistët kryesorë të ndeshjes, duke mbajtur të paprekur portën e tij.

Takimi nuk kaloi pa tension, teksa Vllaznia mbeti me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga talenti Emanuel. Megjithatë, shkodranët arritën ta administronin avantazhin dhe të largoheshin nga kryeqyteti me fitore.

Kjo disfatë rëndon edhe më shumë situatën te Partizani, që nuk arrin të përfitojë nga hapi fals i Laçit dhe mbetet në fund të tabelës me vetëm 10 pikë.

Në krahun tjetër, Vllaznia merr një fitore me peshë, ngjitet në kuotën e 15 pikëve dhe parakalon Tiranën, duke marrë vendin e gjashtë në klasifikim.partizani vllaznia abissnet superiore Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Sport Risia e Maran e bën sefte në Skoci, Sabah Kerjota shënon golin e dytë sezonal (Video) 21 Nëntor 2026, 20:1420:14Sport Roma shkatërron Parmën, Malen bën “poker” dhe ndez garën për titull në Serie A 21 Nëntor 2026, 19:5219:52Sport PSG fiton mes dramës dhe nis shkëputjen, Désiré Doué largohet me barelë nga fusha dhe mes lotësh 21 Nëntor 2026, 19:2819:28Sport Supergol nga mesi i fushës, talenti kuqezi shkëlqen me dopietë në Itali (Video) 21 Nëntor 2026, 19:1919:19Sport Indrit Tuci hero në Slloveni, sulmuesi kuqezi i jep fitoren Olimpijas dhe e ngjit në vendin e dytë (Video) 21 Nëntor 2026, 18:5618:56Sport Shqipëria U-15 i afrohet fitores ndaj Polonisë, por e pëson në fund; kuqezinjtë ndëshkohen nga “ruleta” e penalltive 21 Nëntor 2026, 18:2918:29Sport