VLEN ka reaguar ndaj kritikave të BDI-së për projektet infrastrukturore dhe punimet në Korridorin 8, duke i cilësuar akuzat e opozitës si propagandë dhe pretendime të pabazuara.Në reagim, VLEN ironizon deklaratat e BDI-së, duke thënë se ato janë të mbushura me “trillime” dhe “një dozë të lartë humori”. “Çka nuk dëgjojmë nga kuzhina propaganduese e BDI-së! Kumtesa jo vetëm të mbushura me trillime, por edhe me një dozë të lartë humori. Tani paskan nxjerrë edhe një matematikë të re, ‘4 me 1’. Shifra të mbledhura kushedi në cilën kafe të partisë”, thuhet në reagimin e VLEN-it.Sipas koalicionit qeverisës, kritikat e BDI-së ndaj projekteve infrastrukturore vijnë si pasojë e humbjes së ndikimit politik.“Opozita po i gërryen keq, andaj nga dëshpërimi kanë filluar të bredhin kantier më kantier, duke numëruar bagerët për të parë se ku po punohet më shumë”, deklaron VLEN.VLEN u bëri thirrje përfaqësuesve të BDI-së që, në vend të akuzave publike, të paraqesin dokumente që, sipas tyre, mbështesin pretendimet e ngritura.“Në vend që të bëjnë zhurmë si tenxhere boshe dhe ta fusin NATO-n në propagandën e tyre, le të nxjerrin ndonjë dokument me të cilin e mbështesin trillimin ‘4 me 1′”, thuhet më tej në reagim.VLEN thekson se punimet në Korridorin 8 po zhvillohen sipas planit dhe se projekti mbetet një nga prioritetet strategjike të qeverisë.Sipas koalicionit, në segmentin Gostivar–Bukojçan puna po zhvillohet në 17 nga gjithsej 31 kilometra, ndërsa aktivitetet vazhdojnë edhe në aksin Tetovë–Gostivar, si dhe në segmentet e tjera të projektit.“Korridori 8 është projekt strategjik dhe do të realizohet”, thuhet në reagim.Në përfundim, VLEN akuzon BDI-në për keqqeverisje gjatë kohës sa ishte në pushtet dhe paralajmëron rënie të mëtejshme të mbështetjes politike për këtë parti. “Gënjyet sa ishit në pushtet, po shpifni edhe tani në opozitë. Reflektoni, meqë qytetarëve u jeni bërë bezdi. Nëse vazhdoni me këtë avaz, do t’ju fshijnë nga harta politike”, përfn reagimi i VLEN-it.

