E ardhmja e Dusan Vlahovic mbetet ende e paqartë pas përfundimit të kontratës së tij me Juventusin më 30 qershor.
Sulmuesi serb është aktualisht lojtar i lirë dhe po pret një ofertë që i përshtatet objektivave të tij sportive dhe ekonomike.
Vlahovic ka refuzuar ofertën e Besiktas, edhe pse klubi turk i kishte propozuar një bonus firmosjeje prej 5 milionë eurosh dhe një pagë neto prej 8 milionë eurosh në sezon për dy vite. Vincenzo Italiano kishte kërkuar afrimin e tij, pasi e kishte drejtuar më parë te Fiorentina.
Prioriteti i sulmuesit mbetet Barcelona, edhe pse klubi katalanas vazhdon të ketë Julian Alvarez si objektivin kryesor për repartin ofensiv. Kërkesat financiare të Vlahovic janë ulur krahasuar me fillimin e merkatos, por Barcelona ende nuk e konsideron prioritet transferimin e tij.
Ndërkohë, nuk përjashtohet mundësia që emri i Vlahovic të rikthehet në diskutim si te Barcelona, ashtu edhe te Juventusi, nëse situata ndryshon në javët e fundit të merkatos. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

