Lajme Zone
VKM/ Prej vitesh e mbyllur, qeveria vendos rihapjen e Ambasadës shqiptare në Irlandë
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

VKM/ Prej vitesh e mbyllur, qeveria vendos rihapjen e Ambasadës shqiptare në Irlandë

Vendimi, i propozuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, synon rivendosjen e përfaqësisë diplomatike shqiptare në kryeqytetin irlandez, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën diplomatike, ekonomike dhe konsullore.

Shqipëria do të ketë sërish përfaqësi diplomatike në Irlandë, pasi Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për rihapjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Dublin, e cila kishte qenë e mbyllur prej vitesh. Vendimi, i propozuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, synon rivendosjen e përfaqësisë diplomatike shqiptare në kryeqytetin irlandez, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën diplomatike, ekonomike dhe konsullore. Sipas vendimit të qeverisë, kostot për ngritjen dhe funksionimin e ambasadës do të mbulohen nga buxheti i vitit 2026, përmes programit “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit” dhe fondeve të planifikuara për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. LEXO EDHE:Qeveria miraton procedurën për shpalljen publike të pasurive kulturore të zbuluara në det, Gonxhja: Hap i rëndësishëm për trashëgiminë Vendimi: Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 25, të ligjit nr.24/2026, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Hapjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Dublin, Republika e Irlandës. Shpenzimet për hapjen e kësaj ambasade përballohen nga buxheti i vitit 2026 i miratuar në programin “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit” dhe zëri “Shpenzime korrente” për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA K.B/Shqiptarja.com TAG: vkm ministria e jashtme Irlandë Komento Komente Sondazhi i ditës:

14 Korrik, 12:01

Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.6% Të gabuar 86% Nuk e di 3.5% Vota total: 2954 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?